‘Veliaj zyrtarisht i pandehur’/ Bushkolaj: SPAK e ngarkon me pastrim parash dhe pengim të drejtësisë

18:36, 22/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin Task Force në Syri TV, me moderatore Sonila Meço gazetari Elkier Bushkolaj komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt.

Bushkolaj u shpreh se ish-kryebashkiaku mori zyrtarisht statusin e të pandehurit, ndërsa theksoi se SPAK e akuzon për përpjekje për të penguar drejtësinë dhe pastrim parash, çështje që sipas tij e rëndojnë ndjeshëm pozitën e tij ligjore.

“Lajmi qarkullon përmes studiove ligjore, përmes avokatëve, por sot Elman Abuli shkoi dhe u njoh zyrtarisht me statusin si person i pandehur. Nesër pritet të merret edhe Erion Veliaj. Është ndryshimi i statusit nga person nën hetim në person i pandehur në dosje që është rëndimi i pozitës së tij. Nesër mund të kemi edhe kalimin e dosjes nën gjykim, por mund të kemi edhe zgjatje në hetime.

Qëndrimi i zotit Veliaj në burg për gjatë gjithë kësaj kohe është argumentuar nga SPAK për tentativat e tij për të ndërhyrë në proces, pra për prishjen e provave. Kjo u faktua edhe me përgjimet ambientale edhe me përgjimet telefonike. Këto kanë qenë argumente që SPAK ka përdorur për mbajtjen e tij në qeli gjatë gjithë kësaj kohe. Nesër hyn në një fazë tjetër që është në statusin e të pandehurit, në raport me ato akuza ku më e rënda në perceptimin tim është ajo e pastrimit të parave. Jo më kot doli lajmi sot që është i lidhur me Elman Abulen, pasi është ndër episodet që e rëndojnë më shumë zotin Veliaj.” – tha Bushkolaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco