Kryeministri Edi Rama është shprehur se duhet të rishikohet ligji për arsimin e lartë.
Kreu i qeverisë që ka nisur sërish rubrikën e tij të propagandës Sy m’ Sy flet nëpër tavolina sikur të kishte marrë pushtetin dje.
Ai ishte i pranishëm në prezantimin e raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe aty deklaroi nevojën për reformimin e ligjit të arsimit.
Duket se ka harrura se ka 12 vjet që qeveris me të gjitha pushtetet nënë kontroll. E sot qenka kujtuar për arsimin e lartë që e shkatërroi me duart e veta. E duke shkatërruar arsimin shkatërroi edhe të ardhmen e rinisë shqiptarë. Të gjithë kanë ikur dhe ata që kanë mbetur e kanë mendjen për të ikur.
E ndërkohë kreu i qeverisë ne vigjilje te mandatit të 4 pasi përzuri gjithë rininë shqiptarë nga atdheu mendon të ndryshoje ligjin e arsimit të lartë që të huajt të kenë mundësi të vijnë e te studiojnë këtu. Hipokrizi me të madhe se kjo nuk kishim parë e dëgjuar.
Edi Rama: Ndërkohë që ne ecim përpara, nuk ka diskutim që bota fluturon, si edhe për të kapur ritmin dhe për t’ju dhënë vajza e djemve të këtij vendi, por edhe të tjerëve që vijnë të studiojnë në Shqipëri një ofertë akademike serioze e konkurruese në kushtet kur së shpejti Shqipëria do të bëhet anëtare e BE, kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurrim, ato që janë tani më qartësisht të domosdoshme për t’u adresuar, duke filluar edhe nga një rishikim i ligjit të arsimit të lartë të cilit i janë bërë vitet për t’i riparë nga rimarrja e një eksperience të akumuluar, por edhe shumë të rejave që kanë ndodhur në botën akademike.
© SYRI.net