Zv. Kryetari i GJKKO-së, ka vendosur mos pranimin e dorëheqjes së gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja ‘Partizani’, ku ka filluar gjykimi në themel ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe disa investitorëve të tjerë.
Kujtojmë se gjyqtarja Elsa Ulliri kërkoi dorëheqjen me motivacionin se ishte në kushtet e papajtushmërisë, pasi ka kushëri një deputete aktuale të PD.
© SYRI.net