Deputeti i zgjedhur Erion Braçe ka dalë kundër kryeministrit Edi Rama në lidhje me aksionin e fundit të urdhëruar prej tij, për sekuestrimin e produkteve blegtorale si qumësh apo djath në baxhot e vendit, nëse nuk janë të pajisura me kupon tatimor.
Në postimin e tij në Facebook, Braçe ka marrë si shembull një baxho në pronësi të një blegtori në Zharnec-Divjakë, ku administrata tatimore dhe AKU i kanë sekuestruar 33 mijë kg djath dhe i kanë vendosur 40 milionë lekë gjonbë, vetëm sepse nuk kishte faturat tatimore të qumështit të marrë nga fshatarët.
Gjithashtu Braçe i kujton administratës tatimore që të njëjtin kontroll për fatura ta bëjnë edhe te fabrikat e mëdha të qumështit dhe djathit në vend dhe do zbulojnë evazionin e frikshëm fiskal, të nxitur nga vetë qeveria, nga skema e TVSH e imponuar në bujqësi e blegtori që në vitin 2018.
Postimi i plotë:
DIVJAKE/ATJE KU PRODHOHET🐄🐑KY NUK ESHTE RIKTHIM I SIGURISE USHQIMORE;KJO ESHTE VARROSJA E NJE PUNETORI!Nga e shtuna pasdite deri dje ne 02.00-mengjes,ADMINISTRATA TATIMORE dhe AKU kane ushtruar kontroll ne nje BAXHO te vogel ne ZHARNEC-DIVJAKE; tek TAN MEBELLI, baxhoja e tij.Ne perfundim te kontrollit I KANE SEKUESTRUAR 33.000 KG DJATHE-produkt i muajve te tere per sezonin turistik dhe I KANE VENDOSUR EDHE 40.000.000 LEKE GJOBA!!!!Mos u habisni, e dija qe keshtu do te shkonte e perfundonte;I kane kerkuar faturat e qumeshtit marre nga blegtoret, fshataret-troc, i kane bere inventar dhe ja kane marre djathin dhe do i marrin dhe parate!TANI HABITUNI!DJATHIN NUK JA KANE SEKUESTRUAR SE PERBERJA E TIJ CENON SIGURINE USHQIMORE-PRA NJK ESHTE DJATH, ESHTE QUMESHT PLUHUR E VAJ PALME, POR SE PER QUMESHTIN QE JU KA MARR FSHATAREVE TE ZHARNECIT, KAMENICES, KRYEKUQIT, GURIT, MIZES, XENGUT, DIVJAKES, NJK KA FATURE!Natyrisht TANI nuk i ka ato fatura; NE FAKT ATO FATURA NUK I KA KERKUSH QE BEN DJATHE TE VERTETE; KUSH BEN QUMESHT PLUHUR E VAJ PALME DJATHE, I AMBALAZHON BUKUR, I PRET ATO FATURA, SE KA PROBLEM!Te besh DJATHE-DJATHE, nuk pret dot fature, NJK DEL, HUMB PARA PO E BERE OSE DEL JASHTE TREGU PER SHKAK TE CMIMIT TE LARTE TE TIJ!KJO ESHTE E VERTETA!Tani pyetja qe kam une per ADMINISTRATEN TATIMORE eshte: NE CILEN FABRIKE TE MADHE TE PERPUNIMIT TE QUMESHTIT E KENI BERE KETE INVENTAR E LLOGARI ME BAZE FATURAT? NE CILEN?Me Tanin dhe gjithe zonen e bregut te lagunes se Divjakes mbaruat pune-i varroset;Po nese shkoni kerkoni fature e beni inventar tek FABRIKAT E MEDHA do duhet ti ARRESTONI PER EVAZIONIN E FRIKSHEM FISKAL-pjesa me e madhe i nxitur nga ne, NGA SKEMA E TVSH QE MJESHTRI I IMPONOI BUJQESISE E BLEGTORISE NE 2018ten!TAN, doja te vija tek ty por nuk vi dot, me vjen turp nga ty, me vjen turp nga kjo qe te kane bere ty!Shume ndjese!
© SYRI.net