Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Reformë energjetike në Shqipëri? Peka: Rrjeti i shpërndarjes është në kolaps, Rama flet për ministra me IA, se kupton çfarë është...

09:32, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Avenir Peka, i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, foli ndaj qasjes së qeverisë në sektorin e energjisë dhe diskutimeve të fundit për përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Peka u shpreh se mazhoranca ka shkatërruar sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe se flet për teknologji të avancuara pa njohuri minimale për to.

AVENIR PEKA: Flet për reformën energjetike. Çfarë reforme ka bërë në energjetikë? Ti sistemin e shpërndarjes e ke shkatërruar. Ti duhet, të paktën 1.5-2 miliard me euro për t’u futur dhe rigjeneruar sistemin e shpërndarjes sepse humbjet në rrjet për shkak të amortizimit janë të tmerrshme. Edhe ky çohet dhe flet për Inteligjencën Artificiale. Në botë nuk e ka idenë se çfarë është IA. Vetëm i kanë thënë ata miqtë e huaj që rri ky, i kanë thënë që IA bën gjëra të mëdha edhe çohet dhe flet për ministër artificial. Ai nuk e ka idenë, edhe dalim tek energjia.

Tani ta marrësh në telefon edhe ti thuash: Sa energji elektrike do.

Nuk e ka idenë. Sfida më e madhe që ka gjithë bota sot. Marrim rastin e projektit të administratës së SHBA-ve dhe thotë që deri në fund të këtij mandati, do të arrij këtë zhvillim në pjesën e Inteligjencës Artificiale. Ndërkohë, që sipas studimeve të veta vetëm ky zhvillim 4-vjeçar i Inteligjencës artificiale për shkak se harxhon energji elektrike të jashtëzakonshme, kërkon që të dyfishohet prodhimi i energjisë elektrike në SHBA. Që kush janë SHBA-të?

Dhe ky (Rama) që nuk e ka idenë se çfarë ndodh me rrjetin e shpërndarjes që vjedhin në mënyrë të tmerrshme me tenderat e energjisë elektrike, që lënë ujin e hidrocentraleve të shkojnë në det sepse duan të bëjnë tendera për të blerë energji elektrike. Edhe ky do të bëjë inteligjencë artificiale kur nuk di se çfarë është kosto e nuk di se çfarë do bëjë. Se ka idene.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco