Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Vijon propaganda/ Zyrtarët e tij dhanë leje të zihen hapësirat publike, Rama: Ishte një ekspansion, mirë që dola nga zyra...

Vijon propaganda/ Zyrtarët e tij dhanë leje të zihen hapësirat publike, Rama: Ishte një ekspansion, mirë që dola nga zyra...

09:16, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Thamë se e kishte harruar. Por jo Edi Rama është në fushatë sërish. Propagandën e nisur në rubrikën e tij Sy m Sy e vijon pa pikën e problemit.

Dhe tallja më e madhe e tij është se po flet për hapsirat publike që qenka duke i “çliruar” këto ditë të nxehta vere.

Harron kryeministri se kanë qene strukturat që ai ka nën varësi që kanë dhënë leje për të gjithë këto “Zaptime” territoresh, trotuaresh, hapsirash publike.

Dhe në heshtje ata pronarë apo njerëz që kanë shkelur ligjin thonë se kanë marrë leje diku, here me pagese me faturë tatimore e here me pa pagesë pa faturë tatimore.

Po shpërlarja e trurit duhet të vijojë sidomos pas masakrës zgjedhore të 11 majit.

Dhe shikoni justifikimin e tij për aksionin propagandistik që po i jep një ndihmë të vogël që të harrohet “treni bullgar”. Dhe këtë aksion nuk e shet dot se po ja kërkon Evropa për integrimin siç po bën me bidonat e qumështit dhe rigonin e mbledhur maleve nga fshatarët.

“Në zgjedhje për herë të parë isha pjesë e skuadrës së Tiranës, e ndryshe nga fushatat e tjera kam pasur një seri të gjatë takimesh dhe praktikisht kam mundur të shoh e kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna.
Kam vënë re dy gjëra që më bënë shumë përshtypje, një transformimi i madh pozitiv që ka pësuar kryeqyteti, edhe në territore periferike, por nga ana tjetër negative në aspektin e një ekspansioni të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësirat publike. Kjo ishte baza e një shqetësimi”, tha Rama ne Sy msy.

Një kryeministër që i hanë dardha pas shpine para zgjedhjeve por që inatin ndaj tyre e nxjerr pas zgjedhjeve. Kjo është një tallje e pastër me njerëzit dhe një model qeverisja që ka për bazë jo stabilitetin e ekonomisë dhe biznesit por dhunën e pazaret e pista.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco