Kryedemokrati Sali Berisha, ka hedhur akuza në drejtim të drejtuesit të Prokuorisë së Posaçme, Altin Dumani, që sipas tij është një mercenar i Ramës.
I ftuar në Çim Peka Live, Berisha teksa hoqi paralele me dënimin e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja për një garsionere, Berisha tha se e njëjta drejtësi lë të lirë kryeprokurorin e Posaçëm, Altin Dumani me tre vila.
Sipas Berishës, është Rama që e ka kapur ‘për fyti’ Dumanin, duke e urdhëruar të bëjë çfarë i kërkon ai.
Më kë i shkoi Ulsiu, ç’t’i thuash Ulsi Manjës. Çdo gjë mund t’i thuash. Më kë i shkoi Veliajt në qeli. E di ç’bëjnë me Ilir Metën, sillen në mënyrën më të ulët, hakmarrëse e të tuprshme. Ky regjimi i Edi Ramës me Ulsi Manjën, ka gjetur një horr që iu merr 500 mijë eurove trafikantëve, janë përgjimet që fsheh Altin Dumani. Apo kostumet e Altin Hajrit, s’ishte Olsi njeriu i kostumeve të Altin Hajrit, ishte Ulsi Manja. Ky Ulsiu i urdhëron ata.
E ka kapur me 3 apartamente. Altin dumani me 3 apartamente duhet të jetë në burg. Siç dënuan për një garsionere, Bashkim Dedjan. E dënoi 1 vit, vetëm, se paguante qiranë e një garsionereje të vëllait të vet, dhe kjo është e jotja. Ky me 3 apartamente dhe jeton në vilë të vjehrri, se ka kontribuar dhe kisha në ndërtimin e asaj vile. Sigurisht e ka kapur Rama dhe e kapur për fyti dhe e detyron të bëjë atë që bën. Këta konvertohen se lahen mëkatet, Zoti është për të gjithë.
© SYRI.net