Malltezi zbulon si u përdor politikisht Irena Gjoka nga Rama: 'Rekordmene' e komunikimeve ekstraligjore

19:14, 07/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin Task Force në Syri TV, me moderatore Sonila Meço, Jamarbër Malltezi reagoi ashpër ndaj vendimit të gjyqtares Irena Gjoka për arrestin e tij 20-mujor, të cilin e cilësoi si një burgim politik dhe pjesë e një procesi të manipuluar.

 Ai e quajti farsë procedurën, duke vënë në pikëpyetje kohën e shkurtër në të cilën gjyqtarja kishte shqyrtuar një dosje me mijëra faqe dhe kishte përgatitur një vendim të detajuar prej 215 faqesh. Malltezi ngriti akuza për komunikime jashtëligjore mes gjykatës dhe prokurorisë, duke vënë në dukje se gjyqtarja kishte përdorur një dokument që ende nuk ishte përfshirë në dosjen zyrtare nga prokuroria në atë kohë.

Jamarbër Malltezi:

Farsa ka mbërritur në përmasa groteske, Irena Gjoka mori një kërkesë 210 faqëshe, kinse e lexoi brenda 3 ditësh, kinse lexoi 20 mijë faqe prova, kinse brenda 3 ditësh përgatiti një raport të shkruar 215 faqe, kinse brenda 3 ditësh shkroi edhe kërkesën për sekuestro. Janë disa rekorde kombëtare të cilat nuk ekzistojnë, pra kjo duhet rekordmene e shumë e shumë stenografeve, pra nuk ka stenograf që arrin të shkruajë 215 faqe brenda 3 ditësh. Dhe ata të OKB-së nuk e kanë këtë normë, pra tregon qartë që kemi komunikime ekstra ligjore. Aty është një dokument tek vendimi i Irena Gjokës me datë 20 tetor 2023, ka një paragraf ku thotë: vendimi për përdorimin e bonove të privatizimit ka qëndruar vetëm 7 muaj, pastaj u hoq. E bukura është që këtë vendim nuk e ka futur prokuroria tek kërkesa zyrtare që bëri. Pra si e dinte Irena? Prokuroria këtë vendim e ka futur vetëm dy muaj më pas tek kërkesa që i bëri Kuvendit për t’i zëvendësuar masën e sigurisë. Si e dinte Irena dy muaj para se prokuroria ta thoshte këtë gjë? Kjo tregon që kemi të bëjmë me një komunikim ekstra ligjor, i cili është shumë shkatërrues për çfarëdo lloj gjëje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco