Jamarbër Malltezi i ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv me moderatore Sonila Meçon, tha se për herë të parë në histori SPAK ka bërë ndaj tij hetim të 5 brezave, për arsye se PS e shpalli ‘kulak’.
Malltezi theksoi se të gjitha pasuritë që sot i janë sekuestruar, i ka fituar në kohën që ka punuar për OKB-në.
“Mua më shpallën armik të PS. Dhe si armik të PS duhet të sulmohesha, Dhe jo vetëm kaq por duhet të më sekuestroheshin të gjitha pronat. Pra më shpallën kulak, armik i PS dhe më sekuestruan 25 llogari bankare dhe pasuri të mia, deri pasuri të blera, kur unë punoja për Kombet e Bashkuara. Unë sfidoj këdo gazetar që ka dinjitet dhe ka integritet, të shohin se cilit kriminel. Prokuroria ka arritur që ti vendosi masë arresti, dhe brenda ditës ke masë arresti dhe sekuestro të llogarive bankare, sekuestron të çfarë dolloj pasurie të mundshme dhe sekuestro të kompanive private në të njëjtën ditë.
Të gjitha pasuritë që janë mbledhur në sekuestro janë mbi 5 milionë euro. Vetë llogari bankare ishin 160 mijë. Por ishin pasuri të patundshme që i kemi vendosur që prej kohës që unë punoja për OKB. Kur këta kanë sekuestruar 5 milionë euro pasuri, bëj hesap për këtë garancinë pasurore 3 milionë lekë.
Ky hetim është 95-vjeçar, dhe është hera e parë që në Shqipëri bëhet hetim për pesë breza me radhë. Ka filluar hetimi qysh me kontratën e vitit 1995. Pra afro 90 vite më përpara. Në të cilin stërgjyshërit e mi blenë pronën, gjysmën e pronës nga Ramazan Deliu. Kjo kontratë është këtu, stërgjyshi është breznia e parë, më pas ka dalë vllai, motra i gjyshes, breznia e dytë. Pastaj prindërit e mi breznia e tretë. Pastaj unë breznia e katërt dhe e pesta fëmijët e mi. Pra unë ju ftoj se cilin kriminel ka hetuar SPAK-u në pesë brezni. Edhe gjatë kohës së komunizmit shkonin në tre brezni.” tha Malltezi.
© SYRI.net