I ftuar në emisionin Task Force në Syri TV, me moderatore Sonila Meço, avokati Genc Gjokutaj foli në lidhje me vendimin e Gjykatës për Jamarbër Malltezin.
Gjokutaj theksoi se rreziku i arratisjes nuk është provuar për asnjë nga të përfshirët në këtë proces, përfshirë Malltezin dhe Sali Berishën.
Gjokutaj gjithashtu vlerësoi se gjykata ka vepruar drejt në lidhje me respektimin e lirisë personale dhe sqaroi se garancia pasurore prej 3 milionë lekësh, e vendosur si masë sigurie, do të mbetet e ngrirë deri në përfundim të çështjes. Ai shtoi se mosplotësimi i kësaj kërkese do të sjellë rikthimin e arrestit shtëpiak, ndërsa vuri në dukje se hetimi i SPAK-ut është kthyer në një “boomerang”, pasi sipas tij, provat e paraqitura janë duke u rrëzuar.
“Rreziku i ikjes as për Jamarbërin, as për zotin Berisha, por për asnjë pjesëmarrësi në atë proces, jo vetëm që nuk është provuar, por s’ka asnjë indicie. Ajo që desha sot të tregoj në vëmendje të publikut është fakti që kjo gjykatë ka vepruar mirë në drejtim të lirisë personale të personit. Edhe detyrimi paraqitje është një lloj kufizimi lirie, e ka vendosur atë të garancisë pasurore, sigurisht është një shumë e konsiderueshme. Procedura dhe vendimi i gjykatës është ky: caktohet garancia pasurore si masë sigurimi.
Në shumën 3 mln lekë të vjetra, vihet në llogarinë e gjykatës apo të prokurorisë dhe kjo ngelet e ngurtësuar deri në përfundim të çështjes si garanci, e cila në rast largimi të subjektit/personit kalon në favor të shtetit. Nuk ka asnjëlloj kufizimi dhe gjykata ka dhënë një afat 48 orësh që vendimi i saj të hyjë në fuqi. Pra ky vendim hyn në fuqi në momentin që derdhet shuma në numrin përkatës të llogarisë në bankë.
Mandatar-ktimi i shkon SPAK-ut dhe gjykatës për të vërtetuar faktin e depozitimit dhe ekzekutimit të kësaj mase që ka vendosur gjykata; në të kundërtën, në rast që nuk bëhet kjo pagesë, vijon masa e arrestit shtëpiak. Fakti që Jamarbër Malltezi, kujt do t’ia kërkojë 21 muaj arrest, sepse ky është burgu i Irena Gjokës. Arrest me burg që vijoi me arrest shtëpie, atëherë për ironi të fatit dhe për fatkeqësinë e asaj gjyqtareje dhe të SPAK-ut, provat që ata pretendonin se ishin prova, kanë ardhur duke rënë. Hetimi i atyre është kthyer në boomerang. Jamarbër Malltezi nuk është gjobitur asnjëherë nga pikëpamja fiskale. Ky SPAK e ka pasur 3 vjet në dorë dosjen dhe në këto 3 vjet, ata i kanë kryer këto veprime dhe i kanë mbajtur për në ditën e arrestimit për të krijuar fabulën.” – tha Gjokutaj.
© SYRI.net