SYRI TV/ Rama sulme dhe shantazh drejtësisë: I kam kërkuar Manjës të marrë masa

16:28, 07/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Pas ndërhyrjeve në pushtetin vendor, kryeministri Edi Rama ka nisur ndërhyrjet edhe në sistemin e drejtësisë,  duke sulmuar  publikisht, prokuroren Elsa Gjeli, për një vendim që lidhet me një ndërtim në zonën e Thethit. Rama urdhëroi  ministrin e drejtësisë Ulsi Manja, t’i referojë rastin KLP, ndërsa i diktoi edhe vendimin Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke thënë se kjo prokurore nuk duhet të paguhet më me taksat e qytetareve.

Pasi konfirmoi partinë-shtet me shkrirjen e Bashkisë së Vlorës, për t’i zëvendësuar me militantë të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka kaluar në sulm edhe ndaj sistemit të drejtësisë. Rama ka marrë rolin e gjykatës dhe të institucioneve të drejtësisë, duke vlerësuar vendimmarrjen e  prokurores Elsa Gjeli, në rastin e një  ndërtimi në zonën e Thethit dhe duke e sulmuar  publikisht.

Rama urdhëroi ministrin e drejtësisë, Ulsi Manja të marrë masa kundër prokurores, duke i diktuar edhe vendimin Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kryeministri  ka paralajmëruar se do të vijojë më tej, sulmet dhe ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco