Sekuestrimi i pasurive të Suel Çelës/ Berisha: Autoritetet italiane e kuptuan se mund ta pësonin si me Troplinin, ndaj u morën direkt

13:38, 07/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha gjatë një konference shtypi se, « autoritetet italiane e kuptuan se mund ta pësonin si me Troplinin, ndaj u morën direkt », me dosjen e pronave të Suel Çelës.

Berisha: Për sa i përket parave të sekuestruara, sigurisht që autoritetet italiane nuk mund të vijnë të ushtrojnë ligjin, po ama e kanë thirrur atje sepse e kuptuan se do ta pësonin si me Troplinin.

Atëherë autoritetet italiane për të mos e pësuar si me Troplinin, u morën më direkt.

Unë nuk kam dyshim që janë autoritetet shqiptare ato që zbatuan vendimin e autoriteteve të Veronës.

Kështu që kjo e akuzon rëndë, e akuzon shumë rëndë Altin Troplinin.

Më thoni ju, cilin prej tyre, cilin nga këta bosë të karteleve u arrestua pa ndërhyrje ndërkombëtare?

Asnjë prej tyre, edhe kur ndërhynë ndërkombëtarët, i njoftojnë dhe ikin.

Është e vërtetë kjo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco