Vlorës t'i rrojë Ramua në krye, se tymin e plehrave, rubinetet thatë dhe përmbytjet do t'i mbajë vetë!

Vlorës t'i rrojë Ramua në krye, se tymin e plehrave, rubinetet thatë dhe përmbytjet do t'i mbajë vetë!

11:30, 07/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Me Ramën në krye, Vlora vazhdimisht me plehrat në flakë, pa ujë dhe e përmbytur, dhe me trafik masakrues.

Hajde komedi hajde, u kthye prap në Vlore ky, se mesa duket ka prapë estradë për të bërë me këta të mbaruarit, që i lëpijnë këmbët.

Vete e shkarkon dhjetëra drejtorë ky.

U kujtua për Vlorën turistike në korrik në kulm të sezonit, po ç’bëri ky gjithë këto muaj përpara apo bridhte nëpër avionë e s'kishte kohë.

Po ky ka qenë kryedeputet i Vlorës.

Ky është Kryeministër, kryetar partie, kryetar bashkie, i ka të gjitha në dorë, ndërsa Vlora vuan në kurriz tymin e plehrave që digjen, mungesë uji, trafik masakrues, përmbytet me gjysmë ore shi etj etj.

Po ky tija kërkoje vetes boll u përdrodh si çingije dhe jua hedh fajet të tjerëve.

Ky vetë është halli me i madh i Vlorës dhe i gjithë bregdetit Jonian qe ky e ka bëre beton tej e tej.

Po ky është superfrikacak dhe nuk merr përgjegjësi dhe bën zanatin e vetëm që di të bëjë që t’jua fusë të gjithëve.

Shkon sot me një tufë rilindasish, që i mban për dekor kur të shprazë dhe të shkrehë broçkullat e tij.

Mbeti të themi: Vlorës ti rrojë Ramua në krye, kurse vlonjatet ti mbajnë vetë tymin e helmuar të plehrave, rubinetet e ujit thatë dhe përmbytjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco