Masakra mjedisore në Elbasan/ Berisha: PD ka bërë kaq shumë padi, por ky është institucioni i amnistisë së krimeve

10:42, 07/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lidhur me masakrën mjedisore të krijuar ditët e fundit në Elbasan, lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh nga SPAK se PD ka bërë shumë padi lidhur me situatën, mirëpo organi hetimor është kthyer në një institucion i amnistive të krimeve.

Pjesë nga fjala e liderit të PD, Sali Berisha:

Opozita shqiptare e ka denoncuar, siç e di ti, nëpërmjet eksponentëve ose drejtuesve më kryesorë të Elbasanit.

Ka denoncuar në mënyrë të përsëritur në konferencë shtypi dhe media, z. Blendi Himçi, deputet i zgjedhur i Elbasanit.

Z. Tomor Alizoti pas kthimit, se ka qenë jashtë, si kryetar politik.

Në qoftë se, dikush organizon një protestë dhe ftohesh, duhet të shkosh.

I paftuar, nuk duhet t’u marrësh protestën të tjerëve. Ka rregulla.

Kur nuk je ftuar, mirë nuk është të shkosh, duhet t’ia lësh meritën atij që e ftoi dhe do ta bëjë vetë.

Vetë PD ka bërë tek institucion me dhjetëra e dhjetëra denoncime dhe ka denoncuar disa herë djegësin e Elbasanit, por këtu, ky institucion është institucioni i amnistisë së krimeve të rënda mjedisore.

Të vetmen gjë që nuk mund të themi është se, PD nuk ka bërë padira.

PD ka bërë kaq shumë padira!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco