Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas gjendjes katastrofike me djegjen e mbeturinave në Elbasan.
Partia Socialiste, sipas Avokatit, që ka pagëzuar edhe djegien e mbeturinave edhe Kombinatin Metalurgjik ka vendosur që emrin e qytetit të Elbasanit ta ndryshojë me një emër të ri që ti përshtatet gjendjes aktuale!
“Do të quhet Qelbasan!”, shkruan Gjokutaj
Mesazhi:
Djegia e plehrave të inceneratorit “Plehrat e Partisë” të Elbasanit plus ndotja prej vitesh nga Kombinati Metalurgjik “Çeliku i Partisë” e ka detyruar Partinë Socialiste pagëzore e këtyre vend ngjarjeve që emrin e qytetit të Elbasanit ta ndryshojë me një emër të ri që ti përshtatet gjendjes aktuale!
Do të quhet Qelbasan!
Me këtë rast do të organizohet një festë e madhe në të cilën për shkak të ndotjes nuk lejohet të marrin pjesë, pleqtë dhe fëmijët! Hyrja për pjesëmarrësit është me një pagesë e cila do të mbahet nga paga apo pensioni i muajit pasardhës! Çdo i ftuar duhet të jetë i pajisur me kundragaz! Të ftuar specialë do të jenë personeli i Spitalit Onkologjik i cili do ti trajnojë qytetarët për kurimin e sëmundjes që shkakton ndotja e ajrit në kushte shtepie! Mund të shërbehen ballokume! Do të nderojë me pjesëmarrjen e tij këngëtari i madh Tit Vullkani me hitin e tij “Vetëm përpara”!

© SYRI.net