Shqiprim Pula: Kosova nuk i shpëton provokimeve, alarmi për bombë pjesë e luftës hibride

12:51, 06/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë për Syri TV me moderatorin Arnold Kariqi, analisti Shqiprim Pula, foli në lidhje me situatën e krijuar pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës.

Pula theksoi se ka ende elementë që nuk e duan Republikën e Kosovës dhe se vendi është i ekspozuar ndaj provokimeve të vazhdueshme, duke përfshirë edhe forma të luftës hibride. Pula vlerësoi reagimin e institucioneve të sigurisë, të cilat sipas tij kanë treguar vigjilencë dhe profesionalizëm në menaxhimin e situatave të tilla.

“Duhet thënë që rritjes së Republikës së Kosovës nuk i gëzohen që të gjithë dhe natyrisht mund të ketë elemente që duan ta luftojnë me cilin do variant. Në këtë kuptim unë mendoj që Republika e Kosovës është provokuar edhe në të kaluarën, u provokua edhe dje, besoj që edhe në të ardhmen do të provokohemi sepse kemi aq elemente që nuk e duan Republikën e Kosovës.

Kjo mund të futet edhe në kuadër të asaj që quhet luftë hibride. Çdo gjë është e mundur dhe nuk mund të përjashtojmë asgjë nga kjo. Fakti që institucionet e sigurisë kanë reaguar shpejt, e kanë legalizuar edhe telefonatën dhe kanë ardhur në përfundime të tilla. Kjo gjë tregon që institucionet e Republikës së Kosovës janë në detyrë dhe janë vigjilente në çdo kohë kur ka nevojë të reagohet për t’i dhënë zgjidhje cilësdo situatë që mund të jetë delikate për funksionimin normal të institucioneve të vendit dhe të shoqërisë në tërësi.” – tha Pula.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco