Hysaj: Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi përballet me mungesë uji dhe neglizhencë totale

Hysaj: Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi përballet me mungesë uji dhe neglizhencë totale

10:40, 06/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar mungesën e ujit të pijshmëm në Durrës. 

Në një foto në Instagram, Jola Hysaj shkruan: Skandal me ujin në Durrës.

Në zonën e plazhit mungon uji prej ditësh. Bizneset dhe banorët ankohen.

Turistët janë të zhgënjyer por ujësjellësi hesht.

Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi përballet me mungesë uji dhe neglizhencë totale.

''Kur dhëndri është nga Durrësi dhe vjehrri jeton në Tiranë. 8 Ditë pa ujë!

Vjehrri: O dhëndër ku vete kesh?
Dhëndëri: Vij te nusja bëj një dush, se u mbush djersa u bë llum!'', shkruan Hysaj në Instagram.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco