E turpëroi Rama duke i hequr drejtorët pa e pyetur, Dredha mundohet të shpëtojë imazhin: I kërkova vetë që në janar

E turpëroi Rama duke i hequr drejtorët pa e pyetur, Dredha mundohet të shpëtojë imazhin: I kërkova vetë që në janar

14:43, 05/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Duket se Ermal Dredha, kryetari i Bashkisë Vlorë në letra, nuk është darkod më poshtërimin publik që i bëri Edi Rama, herën e parë duke i bërtitur në festën e partisë në sytë e rilindasve të tjerë dhe herën e dytë duke e bërë leckë në sytë e vartësve në zyrat e bashkisë ku i shkarkoi gjithë stafin pa e pyetur fare dhe pa e lënë as të flasë.

I mbetur kryetar vetëm në letra, Dredha është përpjekur që të minimizojë disi poshtërimin që i bëri kreu i organizatës dhe gjatë një interviste ditën e sotme për mediat ka thënë se, “i kam kërkuar vetë që në janar dhe mars të ikin drejtorët”.

Me këtë deklaratë Dredha në vend të veri vetulla nxjerr sytë, pasi nëse ka karkuar të ikin drejtorë dhe ata nuk kanë ikur, kjo tregon se nuk e pyesin as ata, nëse nuk ka kërkuar po kërkon të rikuperojë pak imazhin e rrëzuar për tokë nga Rama, kjo ia nxjerr edhe më shumë në pah.

I gjendur sot në terren për të zbatuar urdhërat e Ramës, në aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë Dredha është shprehur për BW:

“Ne kemi ngritur një taks frocë prej disa ditësh që po bën kontroll gjithë territorin aty ku ka zaptim gardhe dhe kangjekla të rikthehen hapësirat për qytetarët”, - është shprehur ai.

I pyetur për largimin e drejtorëve ai ka thënë:

 “Unë e kam kërkuar edhe më parë, edhe në janar, edhe në mars sepse këtë e kam edhe për motivimin e drejtorëve të ma përkthejnë në punë për komunitetin. Nuk është se ka patur hezitim nga ana e kryetarit të Bashkisë, por duhet të gjejmë edhe njerëz më të motivuar dhe të përgjegjshëm që ta bëjnë atë punë me pasion. Të gjithë kanë reaguar pozitivisht do të shikojmë dhe do bëjmë një skanim të plotë dhe më pas do të marrim një vendim final”, shtoi Dredha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco