Lajmi i fundit

Skandali/ Taulant Balla paralajmëron deklaratë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së

Patronazhistët/ Drejtuesja e misionit të OSBE: Kishte presion ndaj administratës, për policinë nuk di çfarë të them...

Patronazhistët/ Drejtuesja e misionit të OSBE: Kishte presion ndaj administratës, për policinë nuk di çfarë të them...

15:59, 12/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë dalë në një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet e tyre pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Gazetari i BIRN pyeti vëzhguesit për patronazhimin duke thënë se njerëzit kanë frikë të flasin në publik. A është kjo në lidhje me kartën e Kopenhagenit. Gjithashtu ai pyeti edhe për rolin e policisë dhe humbjen e rolit të saj si forcë jo e politizuar.

Ndërkohë që Farah Karimi, Koordinatore Special dhe drejtues i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, tha se, “mendoj se nëse lexoni raportin ju do të shikoni se në fakt po, ne i kemi përmendur, kemi shkruar për këtë presion. Sidomos për presionin ndaj njerëzve në administratën publike. Pra është diçka që e kemi adresuar në raportin tonë. Kjo është diçka që e përmendim si anë negative të asaj çka kemi parë e çka kemi dëgjuar nga bashkëbiseduesit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që unë ta theksoj këtë. Kjo është diçka që ne e kemi dëgjuar edhe nga vëzhguesit tanë afatgjatë. Pra mendoj se po. Kjo është një pikë shumë rëndësishme.

Se dyti unë dua të them, në fakt nuk ndihem e sigurte, të themi se që të flas për policinë. E vetmja gjë që mund të them është se gjatë takimeve që kemi patur me Prokurorinë e Përgjithshme apo me SPAK, ata kanë përmendur disa raste që u janë referuar atyre nga policia. Kjo është e vetmja gjë që mund te them. Por ky është informacioni që kemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco