Zyra e fshehtë e patronazhistëve tek rruga “Marko Bocari’ në Tiranë ka ngjallur tension deri në përplasje fizike mes mbështetësve të PD-së dhe PS-së. Ndërkohë demokratët hedhin dyshime se socialistët po përpiqen të zhdukin prova nga zyra që funksiononte si zyrë e fshehtë patronazhistëve socialistë.
Një grua e veshur me një xhup zi doli tinzash nga dera, me çantë në dorë dhe largohet fshehurazi.
Kujtojmë se sot jemi më 11 maj, dhe temperaturat janë të nxehta dhe veshja që ka gruaja nuk është e përshtatshme.
Ndërkohë një burrë është larguar me dokumentacion në dorë, ndërsa patronazhistët morën me vete dhe laptopët. Telefonata e para në policisë ka qenë në 5.27 minuta dhe megjithëse telefonatat kanë qenë të disata policia ka mbërritur më shumë se 30 minuta me vonesë.
Kalaja dyshon se provat mund të jenë prishur.
"Një rast flagrant është dokumentuar pranë shkollës "Petro Nini Luarasi" ku administrata shtetërore në shkelje me ligjin dyshohen se zoterojnë materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare për të tjetërsuar vullnetin e votuesve. Tre përfaqësues zyrtare të Partisë Demokratike kanë njoftuar Policinë e Shtetit, e cila megjithëse zyra ndodhej në qendër të Tiranës ka vonuar mbi 90 minuta, duke iu dhënë kohën e nevojshme për të manipuluar provat e krimit zgjedhor. Narkoregjimi i Edi Rames dëshmoi edhe një herë fytyrën e tij.Në vendngjarje mbërriti zv/drejtori i policisë së Tiranës" deklaron Kalaja.
Këllici kërkon të evidentohet stafi i patronazhistëve.
“Nuk e di cila është arsyeja që një drejtoresha e agjencisë së inovacionit vë kapucin e ia fut vrapit me laptop me vete” thotë ai. Brenda në zyrë ndodhet dhe Erion Braçe.

© SYRI.net