Me nisjen e procesit të votimit në të gjithë vendin, edhe patronazhistët janë shpërndarë në terren për përmbushjen e detyrës që iu është dhënë nga kreu i Rilindjes.
Me laps e letër, një prej tyre qëndron në afërsi të hyrjes së një qendër votimi në Elbasan, ndërsa është denoncuar nga vëzhgues të PD.
Këta të fundit i kërkojnë patronazhistes të largohet prej aty, ndërsa i kujtojnë që është për në SPAK.
E frikësuar, gjendja e së cilës duket qartë në video, patronazhistja nuk tërhiqet lehtë nga misioni që i është besuar, të vëzhgojë dhe numërojë qytetarët që futen për të votuar.
© SYRI.net