Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

'Berisha mund të udhëtojë në SHBA' Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal

'Berisha mund të udhëtojë në SHBA' Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal

10:21, 08/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kandidati i PD-së në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni reagoi pas publikimit të mesazhit të gazetarit amerikan që kishte pyetur DASH dhe se kishte marrë një përgjigje të qartë se Sali Berisha mund të udhëtojë në SHBA.

‘Non Grata ra, porositësi të bëhet gati të shkojë tek McGonigal’ shkruan Gjoni në një postim në facebook

Ai nënvizon se shpallja Non Grata nuk kishte objektiv vetëm Sali Berishën, por kishte qëllim asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri prandaj i  bën thirrje shqiptarëve që më 11 maj të votojnë për të mbrojtur pluralizmin.

“Non Grata ka rënë zyrtarisht dhe drejtësia po vendoset në vend falë vendosmërisë së Sali Berishës dhe besimit të tij të palëkundur tek e vërteta.

Edi Rama porositësi i shpalljes “Non Grata” të Sali Berishës duhet të bëhet gati për të dhënë llogari për aferën korruptive që u financua me paratë e taksapaguesëve shqiptare.

Shpallja Non Grata nuk kishte objektiv vetëm Sali Berishën, por kishte qëllim asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri.

Në 11 Maj shqiptarët nuk do votojnë për zgjedhjet e radhës por do votojnë për dekadën e së ardhmes.

Në 11 Maj shqiptarët do votojnë për të mbrojtur pluralizmin”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco