Kryetari demokrat i bashkisë Lezhë: Topalli e Patozi hanin thonjtë, nga padurimi për humbjen e PD

Kryetari demokrat i bashkisë Lezhë: Topalli e Patozi hanin thonjtë, nga padurimi për humbjen e PD

10:36, 01/07/2017
A+ Aa A-

Pas një furtune të vërtetë të një pjese të madhe të eksponentëve të rëndësishëm të Partisë Demokratike që po fajësojnë Lulzim Bashën si përgjegjësin e vetëm të humbjes së PD në këto zgjedhje, ditët e fundit janë shtuar shumë zërat në mbrojtje të tij.

Kështu kryebashkiaku i Lezhës dhe njëkohësisht anëtari i Kryesisë së PD-së, Fran Frrokaj ka dalë në krah të kreut të PD-së, duke sulmuar ashpër Patozin dhe Topallin.

Ai shkruan në një reagim në “Facebook” se të dy demokratët prisnin me padurim humbjen  e PD-së. Reagimin ai e ka bërë në profilin e tij në FB.

Reagimi i kryebashkiakut Fran Frrokut:

E percmoj gjuhen e zj,Topalli  dhe te z,Patozi. Komunikim i ulet dhe pa pike kulture!. Duhej te kishin qene ne fushate aktive per PD, vetem ashtu do besohej se ju dhimset vertete PD.

Harruan ata (e ca te tjere) se ishin humbesit e medhej ne 2013 ne qarqet e tyre dhe deri ne 2017 u struken pas karriges se deputetit dhe pas dorheqjes se Z,Berisha, pa mbajtur asnje pergjegjesi?!!!

Cfare shkoi me keq ne Shkoder tani sesa kure ishte ne krye te listes se Shkodres ‘Zonja e hekurt”?! Them se do vlente vertete nje analize, por pa armiq te ‘brendshem, dhe gjuhe ordinere.

Ne fushate ketyre askush nuk ua pa minimumin kontributit, per te mos thene se mbase hanin thojt ne prapaskene duke pritur (!) me deshire e padurim kete situate qe  eshte EDHE per shkak te prepotences se tyre ne nje te shkuar jo fort te larget. Miq te dashur, mos harroni se kundershtari (jo armiku) eshte z,Rama.

Per demokratet aktiv ne fushate e kisha kete status.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lezhjani02/07/2017 01:28

Bravo Fran Frroku. Je shume i sakte. Ne kushtet e nje terrori te papare psikologjik nga qeveria dhe drejtuesit e PS-se ne Lezhe (mos harroni Arben Ndoken dhe Armando Prengen), te nje mbeshtetje te fuqishme te PS-se nga oligarket e medias, te nje mbeshtetjeje te nendheshme dhe indirekte te PS-se nga Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe gjithe listeqejfmbeturit qe u kishte zene prapanica myk ne karriket e deputetit, Lezha arriti te nxjerre 3 deputete. Ajo e arriti ate ne saje te anetareve te thjeshte te PD-se, te cilet, ne ato kushte, me heroizem e votuan partine e tyre. Ishin po keta anetare te thjeshte qe para vitit 2013 nuk i kishin pare ndonjehere te vinin ne Lezhe dy nenkryetaret e PD-se ne ate kohe Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin.

krasasi tp01/07/2017 14:27

z.Kryetar i PD ne Lezhe,analizo dhe mundohu te kuptosh, se z.Basha po perflitet dendur se eshte Ai, qe ka flirtuar me z.Rama dhe jo znj.Topalli dhe z.Patosi.z.Basha dhe z.Rama jane dy vellezerit, bije ne shpirt te oligarkise.PD ka fletur gjume per 4 vjete,strukturat ne baze kane qene ose ne gjume, ose ne konflikt per dominim ne vend te gjitheperfshirjes.Krahasimi i rezultateve te 2013 me ato te 2017 nuk kane kuptim.Ne 2013 PD vinte pas 2 mandateve qeverisje dhe megjithate rezultatet ishin me te larta.

Lali01/07/2017 14:08

Po ky tronglli cka qe vertet. O shoku kryear i bashkise, ne masen 70% eshte humbja jote ne lezhe dhe 30 % i ke peshqesh nga luli me listen e tij fituese. Ti bilancin duhet ta besh si kavaja qe e tregoi veten dhe per deficencat e tua mos kerko justifikim duke sulmuar ata prej te cileve je ne ate karrige.

Lisus01/07/2017 10:53

Ne 2013 PD mori 4 mandate ne Lezhe, ndersa ne 2017 mori 3 mandate dhe doli force e dyte politike. Pervec Bashes si Kryetar i PD-se qe eshte pergjegjesi kryesor, po Kryetari i Bashkise ka ndonje pergjegjesi per kete humbje te PD-se ne Lezhe, duke qene administratori i Lezhes dhe perfaqesuesi i PD-se? Apo ja ka fajin Jozefina, pse ka kaluar neper Lezhe per me shku ne Shkoder!?!? REZULTATI ne Bashkine Lezhe 2017 Votuar 37.506 | 44,94%* Pjesëmarrja Subjekti Vota Përqindje** 1.LSI 6.223 16,97% 2.PS 15.120 41,23% 6.PD 13.491 36,79% Urime dhe integrime Z.Kryetar i Bashkise Lezhe!

Shto koment

Denonco