‘Çdokush ka shumë arsye’/ Teliti: Nesër në 11:00 protesto për hallin tënd para Bashkisë Tiranë

‘Çdokush ka shumë arsye’/ Teliti: Nesër në 11:00 protesto për hallin tënd para Bashkisë Tiranë

16:57, 06/05/2024
A+ Aa A-

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i bën thirrje qytetarëve dhe sipërmarrësve të Kryeqytetit që ti bashkohen protestës së ditës së nesërme para Bashkisë Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e shefit politik të 5D, Kryebashkiakut Erion Veliaj.

 Postimi i plotë:

Nesër në 11.00 protesto për hallin tënd!

Tarifat dhe taksat e rritura bashkiake të kanë ardhur për pagesë dhe s'ke para ti paguash? Hajde nesër protesto!

Lulishten para pallatit tënd e ka zënë me krenari betoni bashkiak? Hajde nesër protesto!

Ndihesh keq si prind prej klasave të mbipopulluara në shkollat e Tiranës? Hajde nesër protesto!

Ndihesh fizikisht i dobët prej ajrit të ndotur që thith e i mërzitur nga trafiku i rënduar? Hajde nesër protesto!

Listat ushqimore në dyqanin tënd po të marrin frymën duke rrezikuar edhe falimentin? Mbylle qepenin nesër në 11.00 dhe hajde e protesto!

Ndjen revoltë që lekët e taksave gllabërohen me arrogancë para syve të tu, e ndërkohë që "shefat e medhenj"të të kërkojnë të falur ata tallen akoma më shumë? Merr familjarët e miqtë me vete dhe hajde nesër protesto!

Çdokush ka shumë arsye për të protestuar, ndaj të gjithë bashkë nesër, e martë, në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco