Pasditen e së hënës është ekzekutuar edhe masa ndaj biznesmenit Elman Abule.
Elman Abule është biznesmeni të cilit prokuroria e Tiranës i sekuestroi vitin e kaluar 50 milionë euro pasuri, është një emër jo shumë i njohur për publikun. Ai ka shtetësi belge dhe është përfshirë prej gati një dekade në botën e tregtisë, kryesisht në aktivitetin e metaleve.
Ai njihet gjithashtu edhe si një mik i afërt i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Më herët, është publikuar një foto e Abules, në aeroportin e Romës, nën shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Foto është publikuar në disa media dhe vërtetësia e saj nuk është kundërshtuar, të paktën publikisht, nga asnjë prej dy subjekteve të saj.
Veliaj dhe Abule kanë njohje të konsiderueshme dhe se udhëtimi i tyre duhet të ketë qenë për qëllime turistike, nisur nga çantat e shpinës që kanë me vete.
© SYRI.net