Shërbëtori i tij prej 20 vjetësh i publikoi kartelën mjeksore/ Rama bën viktimën: Nuk jam skizofren...

11:33, 12/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama ka lëshuar sot gjuhë urrejtje, linçimi dhe sigurisht ka përdorur taktikën e tij të kahershme të viktimës duke përmenduar nënën e ndjerë, gruan, fëmijët etj etj për të thithur mëshirë publike.

Njeriu që më së shumti përdor familjen për të thithur mëshirën publike ka përsëritur ditën e sotme edhe disa nga akuzat që ia kanë bërë njerëz që sot i ka në prehrin e pushtetit të tij. Kartela mjekësore e Edi Ramës është botuar shërbëtori i tij mediatik, Mero Baze, i cili sot është një megafon në funksion të propagandës së Ramës.

Image

Më tej Rama ka justifikuar sarajet e surrelit duke i quajtur si një shtëpi e zakonshme të cilën sa me zi e kishte bërë edhe ai si gjithë shqiptarët e zakonshëm. Aty ku bën sulmin, kërkon të marrë edhe mëshirë, por njëkohësisht Rama përdor edhe talljen me shqiptarët kinse ka jetuar me qira, në shtëpi parafabrikate dhe tani edhe ai ka bërë një shtëpi.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore. E kanë fabrikuar dhe publikuar edhe kartelën, si trakt të luftës pa din e as iman kundër meje, që vazhdon prej kaq e kaq vitesh.
Jo Jo, nuk kam pasur lavdi Zotit, asnjëherë probleme të shëndetit mendor. Por sigurisht që nuk ka pasur se si të mos akuzohesha edhe për këtë, nga një katran i madh, me diplomë mjeku, që u hyn në hak deri dhe të sëmurëve më fatkeqë e familjarëve të tyre, duke i përdorur si kategori negative, për llogari të luftës së tij përçudnuese politike.  
Më kanë bërë me dyqind apartamente në Shqipëri dhe Europë, e me dyqind milionë dollarë dreqi e di ku.  

Image
Jo, nuk kam pasur dhe as kam dashur ndonjëherë të kem ndonjë apartament tjetër, përveç atij tek parafabrikatet qysh në kohë të komunizmit, dhe pastaj atyre ku kam jetuar me qira kur isha ministër kulture e kryetar bashkie. Ashtu i shihja gjërat kur isha më i ri, ende s’e kisha familjen që kam fatin të kem sot - doja të isha njeri i lirë nga çdo lidhje apo pronë e patundshme.   
Pastaj, kur u bekuam nga Zoti me një fëmijë tjetër, e bëmë edhe ne një shtëpi tonën, në periferi të Tiranës, siç janë bërë qindra, mijëra familje të tjera shqiptare në tre dekadat e fundit. 
Më kanë bërë me saraje dhe ç’nuk kanë fantazuar, thënë e shkruar, për si është ndërtuar, e me çfarë lekësh është ndërtuar shtëpia jonë.”
 
Jo, ajo shtëpi nuk ka lidhje as me sarajet, as me favore ndërtuesish apo lekë me burim tjetër, përveç të ardhurave nga puna e të dyve ne, burrë e grua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco