Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e SYRI-t në lidhje me organizatorin e takimi të kryeministrit Edi Rama në Nju Jork, Ylli Ujka.
Sipas denoncimit, Ylli Ujka është akuzuar nga kushërinjtë e vetë se ju ja tjetërsuar 370 dynym toka nga trashëgimtarët e përbashkët nga stërgjyshi dhe me ndihmën e Edi Ramës.
‘Ujka e ka mik dhe është parë edhe në takimin e Edi Ramës në Milano, ku ka qënë organizator kryesor. Njëkohësisht është edhe organizator i mbështetjes për takimin e radhës në Amerikë për Edi Ramën, pasi ka disa ditë që po punon’, thuhet në denoncim.
Denoncimi i plotë:
Ky është Ylli Ujka i cili është akuzuar nga kushërinjtë e vetë se ju ja tjetërsuar 370 dynym toka nga trashëgimtarët e përbashkët nga stërgjyshi dhe me ndihmën e Edi Ramës. Ujka e ka mik dhe është parë edhe në takimin e Edi Ramës në Milano, ku ka qënë organizator kryesor.
Njëkohësisht është edhe organizator i mbështetjes për takimin e radhës në Amerikë për Edi Ramën, pasi ka disa ditë që po punon.
Merr shqiptarët edhe dërgon njerëz edhe nga Europa për takimin e Ramës në Amerikë.

(Kjo është toka që e ka përvetësuar komplet Ylli Ujka, por sipas aktit të trashëgimisë, i takon vetëm pjesa me ngjyrë blu dhe pjesa me ngjyrë të kuqe i takon trashëgimtarëve të tjerë për keë arsye janë në Gjykatë të Lartë për gjykim. Dhe kjo gjë është realizuar me ndihmën e Pjerin Ndreut dhe Edi Ramës, pasi është cilësuar si ‘investitor strategjik’, ky shqiptar me probleme në Milano).
Dokumenti për Ankimin e kushërinjve të Ylli Ujka, si 'investitor strategjik' pas përvetësimit të 370 dynym toka nga trashëgimtarët e përbashkët nga stërgjyshi me ndihmën e Edi Ramës:
Tiranë, me 21.02.2024
ANKIM
Ankuesi: Kol UJKA, i biri i Llesh dhe Katrine, i datëlindjes 05.02.1944, lindur dhe banues në Mali i Shëngjinit, Njësia Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë.
Objekti: Ankim kundër Drejtorisë Vendore te ASHK Lezhë per mosveprimin për dhënien e shërbimit për regjistrimin e kërkesë padisë sipas Aplikimit Nr. 11907 datë 23.09.2023 ASHK_B4), dhe dëmit të shkaktuar si dhe per vënien e kësaj drejtorie ne shërbim te elementeve te caktuar me qëllime kriminale per tjetërsimin e pronave tona private ne zone turistike.
Baza Ligjore: Neni 41, 42 i Kushtetutës, Neni 6 i KEDNJ dhe neni 1 i Protokollit të parë shtesë të saje, Neni 193 i K. Civil, K. Procedurave Administrative, Ligji 111/2018 “Për kadastrën”; Ligji Nr.10 303, datë 15.7.2010 “ Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të agjencisë shqiptare të zhvillimit të investimeve; Ligji Nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në republikën e Shqipërisë”
Drejtuar: ASHK, DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM
Për dijeni: KRYEMINISTRIT, ZOTIT Edi RAMA
AGJENCISË SHQIPTARE TË ZHVILLIMIT TË INVESTIMEVE (AIDA). (Drejtorit Ekzekutiv).
I nderuar zoti Kryeministër,
E nderuar zonja Drejtore e Përgjithshme,
E nderuar znj. Drejtore Ekzekutive,
Une KOL UJKA, banues në Mali i Shëngjinit, Njësia Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë paraqes Ankimin kundër mosveprimit të DVASHK Lezhë për dhënien e shërbimit për regjistrimin e kërkesë padisë sipas Aplikimit Nr. 11907 datë 23.09.2023 dhe ndaj dëmit të shkaktuar, dhe per vënien ne dispozicion ne kundërshtim me ligjin te kësaj strukture, ndaj nje shkelësi ligji si z. Ylli UJKA, i vete shpallur si “investitor strategjik” duke përdorur si asete, tjetërsimin e pronave tona familjare, si vijon:
Jam bashkepronar i nje sipërfaqe toke te ndodhur ne Malin e Shëngjinit, Shëngjin , Lezhe. Me datën 8.2.2016 se bashku me te tjere, kam paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë Kërkesë Padinë me PALE: Paditës: (1) Prek UJKA; (2) Kol UJKA ; Të Paditur: Gjeto Ndue Ujka, Gëzim Marash Ujka, Roze Mark Ujka, Dod Lek Ujka, Vitore Lek Syli (Ujka), Gjyste Lek Gjolaj (Ujka), Leze Gjeto Ujka, Gjon Ndue Ujka, Mrikë Ndue Ujka, Pjetër Luc Luca, Denis Luc Luca, Agim Luc Luca, Roze Luc Luca, Drane Pjetër Byketa, Marie Pjetër Groshiti , Sokol Lek Ujka, Kol Rok Kunora , etj. me OBJEKT: Detyrimin e trashëgimtarëve te të ndjerit Ndue Prekush Ujka qe ne pasurinë e te ndjerit Prekush Ujka te përshkruar ne vendimin e Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronarëve Qarku Lezhe nr. 55, daU5 28.02.2002 dhe ne vendimin e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Lezhë, nr. 2270, date 16.07,2002 te njohin bashkëpronarë dhe fëmijët e te ndjerit Llesh Prekush Ujka. etj...”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendimin Nr. 27, date 24.01.2018 ka vendosur: “1. Pranimin e padisë. 2. Detyrimin e te paditurve, që në pasurinë e fituar me vendimin nr. 55, datë 28.02.2002 të KKKP Qarku Lezhë të ndryshuar me vendimin nr. 227, datë 16.07.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, të njohin si bashkëpronarë trashëgimtarët e të ndjerit Llesh Prekush Ujka . ...”
Kundër këtij vendimi, ka paraqitur ankim i padituri Gjeto Ujka, në Gjykatën e Apelit Shkodër, e cila me Vendimin Nr. 350 date 20.05.2019, ka vendosur: [...] 1. Prishjen e vendimit nr. 27 (147), date 24.01.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë kësaj gjykatë me tjetër trup gjykues. 2. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda afatit ligjor. U shpall në Shkodër, sot me 20.05.2019.[...]
Kundër vendimit te Gj. Apelit Shkodër, ka paraqit Rekurs në Gjykatën e Lartë I Padituri Gjeto Ujka dhe aktualisht çështja ndodhet në pritje për shqyrtim në atë gjykatë.
Duke parë se procedura gjyqësore po zgjatet tej çdo afati të arsyeshëm dhe se pala e paditur po kryente disa tjetërsime të pasurive objekt i këtij gjykimi, mbështetur në Nenin 197/b të Kodit Civil dhe në Ligjin 111/2018 “Për kadastrën”, Z. Kol UJKA (Paditës) ka bërë Aplikimit Nr. 11907 datë 23.09.2023, ASHK_B4 “Regjistrim i Kërkesë Padisë”, në DVASHK Lezhë në kartelën e çdo pasurie objekt i këtij gjykimi.
DVASHK Lezhë, në kohen e gjykimit në shkallë të parë i ka vënë në dispozicion Gjykatës mbi kërkesën e sajë informacion mbi pasuritë objekt i kësaj kërkesë padie si vijon:
Kartelat e pasurisë të paluajtshme nr. 1075, z.k. 2568, Vol 6 fq. 50, e llojit pyll, sipërfaqe 443.441, rrethi Lezhe Mali i Rrencit dt. 31.01.2013, e cila nga pasuri shtet ka kaluar në emër të të paditurve,
Kartelat e pasurisë të paluajtshme nr. 821/14 vol. 6, fq. 14, pyll sipërfaqe 56.441 m2, e llojit pyll, e cila nga pasuri shtet ka kaluar në emër te të paditurve,
Kartelat e pasurisë të paluajtshme nr. 821/15, vol. 6, fq. 14-42 ranishte, totali I pasurisë 355.544 m2 të cilat nga pasuri shtet ka kaluar në emër te të paditurve
Kartela e pasurisë të paluajtshme nr. 281/1 Vol 6, fq 46 e llojit kullotë, me sipërfaqe 5.736 m2,
Kartela e pasurisë të paluajtshme nr. 281/3, vol. 2, fq. 31, kullotë 27.718
Kartela e pasurisë të paluajtshme nr. 1073, Vol fq. 43 , e llojit livadh me sip 55544 m2.
Kartela e pasurisë të paluajtshme nr. 1074 pyll, Vol 6 fq. 47 me sipërfaqe 230.868 m2.
Kartela e pasurisë të paluajtshme nr. 522/1, Vol.6, fq. 49, sip 104003 m2, e llojit Pyll,
Kartela e pasurisë të paluajtshme nr.522/2 Vol 6 fq. 48 me sipërfaqe 91500 m2 e llojit pyll.
Pasuritë Objekt Padie, në momentin Aplikimit në datë 23.09.2023 kanë rezultuar të jenë ndarë e pjesëtuar nga pala kundërshtare si vijon:
Pasuria Nr. 527, Vol. 7, Fq. 127.
Pasuria 1075/9, Vol 6, Fq.248. .
Pasuria 1075/10, Vol ,7 Fq. 21.
Pasuria 1075/11, Vol ,7 Fq. 22.
Pasuria 1075/12, Vol ,7 Fq. 23.
Pasuria 1075/36, Vol ,7 Fq. 178.
Pasuria 1075/37, Vol ,7 Fq. 179.
Pasuria 1075/38, Vol ,7 Fq. 180.
Pasuria 1075/19, Vol ,7 Fq. 45.
Pasuria 1075/18, Vol ,7 Fq. 46.
Pasuria 1075/14, Vol ,7 Fq. 25.
Pasuria 1075/41, Vol ,7 Fq. 207.
Pasuria 1075/42, Vol ,7 Fq. 208.
Pasuria 527, Vol ,7 Fq. 127.
Pasuria 1075/28, Vol ,7 Fq. 128.
Pasuria 1075/34, Vol ,7 Fq. 138.
Pasuria 1075/35, Vol ,7 Fq.139.
Pasuria 1075/8, Vol ,6 Fq. 250.
Pasuria 1075/23/1, Vol ,7 Fq. 49
Pasuria 1075/22/1, Vol ,7 Fq. 50.
Pasuria 1075/21/1, Vol ,7 Fq. 51.
Pasuria 1075/20/1, Vol ,7 Fq. 52.
Pasuria 1075/6, Vol ,7 Fq. 2.
Pasuria 1075/5, Vol ,7 Fq. 3.
Pasuria 1075/24, Vol ,7 Fq. 71.
Pasuria 1075/25, Vol ,7 Fq. 72.
Pasuria 1075/32, Vol ,7 Fq. 134.
Pasuria 1075/33, Vol ,7 Fq. 135.
Pasuria 1075/27, Vol ,7 Fq. 74.
Pasuria 1075/40, Vol ,7 Fq. 176
Pasuria 1075/39, Vol ,7 Fq. 177.
Pasuria 1075/17, Vol ,7 Fq. 48.
Pasuria 1075/21, Vol ,7 Fq. 57.
Pasuria 1075/20, Vol ,7 Fq. 58.
Pasuria 1075/22, Vol ,7 Fq. 59.
Pasuria 1075/29, Vol ,7 Fq. 129.
Pasuria 1075/31, Vol ,7 Fq. 130
Pasuria 821/42, Vol ,7 Fq. 168
Pasuria 821/43, Vol ,7 Fq. 169
Pasuria 821/23, Vol ,7 Fq. 8
Pasuria 821/35, Vol ,7 Fq. 61
Pasuria 821/34, Vol ,7 Fq. 62
Pasuria 821/33, Vol ,7 Fq. 63
Pasuria 821/32, Vol ,7 Fq. 64
Pasuria 1075/27, Vol ,7 Fq. 74.
Pasuria 821/36 Vol ,7 Fq. 67
Pasuria 821/37 Vol ,7 Fq. 68
Pasuria 821/40 Vol ,7 Fq. 132
Pasuria 821/41 Vol ,7 Fq. 133
Pasuria 821/39 Vol ,7 Fq. 70
Pasuria 821/19 Vol ,7 Fq. 12
Pasuria 821/20 Vol ,7 Fq. 13
Pasuria 821/35/1 Vol ,7 Fq. 53
Pasuria 821/34/1 Vol ,7 Fq. 54
Pasuria 821/33/1 Vol ,7 Fq. 55
Pasuria 821/32/1 Vol ,7 Fq. 56
Pasuria 821/22 Vol ,7 Fq. 15
Pasuria 1074/5 Vol ,7 Fq. 16.
Pasuria 1074/1 Vol ,7 Fq. 17
Pasuria 1074/2 Vol ,7 Fq. 18
Pasuria 1074/3 Vol ,7 Fq. 19
Pasuria 1074/4 Vol ,7 Fq. 20
Pasuria 1077/12 Vol ,7 Fq. 136
Pasuria 1077/13 Vol ,7 Fq. 137
Pasuria 1077/2 Vol ,7 Fq. 33
Pasuria 1077/3 Vol ,7 Fq. 34
Pasuria 1077/4 Vol ,7 Fq. 35
Pasuria 1077/5 Vol ,7 Fq. 36
Pasuria 1077/6 Vol ,7 Fq. 37
Pasuria 1077/7 Vol ,7 Fq. 38
Pasuria 1077/8 Vol ,7 Fq. 39
Pasuria 1077/9 Vol ,7 Fq. 40
Pasuria 1077/10 Vol ,7 Fq. 75
Pasuria 1077/11 Vol ,7 Fq. 42
Pasuria 1076/4 Vol ,7 Fq. 27
Pasuria 1076/2 Vol ,7 Fq. 28
Pasuria 1076/5 Vol ,7 Fq. 29
Pasuria 1076/1 Vol ,7 Fq. 76
Pasuria 1076/3 Vol ,7 Fq. 31
Në këto kushte, jemi detyruar te kërkojmë që me Aplikimin Nr. 11907 datë 23.09.2023 (ASHK_B4), regjistrimin e kërkesë padisë në seksionin përkatës të kartelave të 79 pasurive të mësipërme si dhe të atyre që kanë rrjedhur më vonë në kohë nga ndarjet e bashkimet e pasurive që derivojnë nga regjistrimi fillestar në emër te të paditurve, duke na dhënë edhe informacion zyrtar nëse u krye ky aplikim sipas kërkesës dhe në cilat pasuri konkrete është regjistruar kërkesë padia e aplikuar.
Bashkëlidhur me Aplikimin Nr. 11907 datë 23.09.2023 (ASHK_B4), i kemi dërguar DVASHK Lezhë në rrugë elektronike dhe në rrugë postare (hard copy) edhe Aktet e nxjerrë nga Dosja Gjyqësore e Gjykatës së Lartë me Nr. Çështje 11243-02288-00-2019 dt. Regj. 03.10.2019 si vijon:
Kërkesë padi e Kol Ujka e datës 18.2.2016, nxjerrë nga Dosja Gjyqësore e Gjykatës së Lartë Nr. 11243-02288-00-2019 dt. Regj. 03.10.2019.
Vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë Nr. 27, datë 24.1.2018 nxjerrë nga Dosja Gjyqësore e Gjykatës se Lartë Nr. 11243-02288-00-2019 dt. Regj. 03.10.2019.
Vendim i Gjykatës së Apelit Shkodër, Nr. 350 datë 20.05.2019.
10 copë Kartela të pasurive të Paluajtshme në emër te të paditurve nxjerrë nga Dosja Gjyqësore e Gjykatës së Lartë Nr. 11243-02288-00-2019 dt. Regj. 03.10.2019.
Printim nga faqja web zyrtar i Gjykatës se Larte, qe provon se çështja Nr. 11243-02288-00-2019 dt. Regj. 03.10.2019.ndodhet atje ne pritje për shqyrtim.
Vërtetim se kjo çështje ndodhet pranë gjykatës se larët në pritje për shqyrtim.
Sipas Ligjit kemi kryer pagesën për çdo regjistrim në secilin nga 79 pasuritë e mësipërme në vlerën 75375 Leke ( të reja), të shoqëruar edhe me sqarime për shërbimin e kërkuar.
Me datën 11.10.2023, në shkelje të afatit ligjor 7 ditor të kryerjes së shërbimit, nga DVASHK Lezhë me rrugë elektronike na ka mbërritur përgjigja se: [...] Gjatë shqyrtimit të aplikimit tuaj nr. 11907 , datë 23.09.2023 u konstatua se ai nuk është i shoqëruar me dokumentet e mëposhtme:
1. Kërkese-padi, i domosdoshëm në bazë të 111/2018;
2. Refruar aplikimit tuaj ku kërkoni te pajiseni me shërbimin e regjistrimit te kerkese padise me nr. vendimi 12 dhe me date 08.02.2016 ju vejme ne dijeni se ju duhet te depozitoni nje rifreskim te kerkese padise te dates 2023 ne menyre qe te regjistrohet ne pasurite e aplikuara nga ana juaj, i domosdoshëm në bazë të 111/2018; [...]
Duke e konsideruar përgjigjen e kthyer si të papërgjegjshme, jo profesionale dhe në kundërshtim me ligjin, jemi ankuar ne ASHK, e cila me shkresën nr. 14292/1 Prot., date 12.12.2023, i ka kërkuar DVASHK Lezhe qe te përmbushë shërbimin e kërkuar prej meje, njëkohësisht te njoftoje edhe Aplikuesin (Kol Ujka). Por qe nga ajo date e deri më sot nuk ka asnjë veprim te ndërmarrë nga ana e DVASHK Lezhe, per te kryer shërbimin e aplikuar prej nesh prej 7 (shtate) muajsh.
Konstatojmë se ky institucion ka vepruar sipas porosive te personave te caktuar te inkriminuar dhe me interesa te drejtpërdrejtë ne mosveprimin e tyre. Pikërisht, kundërshtari ynë në çështjen gjyqesore te sqaruar me lart, i quajtur Ylli UJKA, qe ka realizuar tjetërsim te pronave tona familjare objekt gjykimi, duke i kaluar ato te gjitha ne emrin e tij si pasuri vetjake, ka bllokuar me metoda extra ligjore, veprimtarinë e DVASHK Lezhe, dhe nuk lejon qe te kryhet shërbimi ynë i paguar per këto pasuri, me Aplikimin Nr. 11907 datë 23.09.2023 (ASHK_B4), regjistrimin e kërkesë padisë në seksionin përkatës të kartelave të 79 pasurive tokësore.
Me datën 13 shtator 2023, ky person (Ylli UJKA) gjate emisionit “Opinion” ne Tv KLAN, ka deklaruar se ka aplikuar per te marre statusin “Investitor strategjik” mbi pronën tone ne proces gjykimi, duke e vlerësuar token ne zone turistike ‘Rana e Hedhun’ pikërisht ne Malin e Rrencit, Shengjin - asete ne pronësi te familjes tone si investim strategjik. Pra bllokimi i Aplikimit tone Nr. 11907 datë 23.09.2023 (ASHK_B4), i duhet dhe i intereson sa te marre këtë status nga institucionet shtetërore përkatëse.
Ne vijim te ketij deklarimi, ky shtetas, ka shpërndarë lart e poshtë ne qytetin e Lezhës llafe si dhe ne rrjetet sociale ka deklaruar se ka shok dhe gëzon mbështetjen edhe te zotit Kryeministër, te kryetarit te Bashkisë Lezhe dhe te disa funksionarëve te tjere te larte shtetërore, qe po e mbështesin ne marrjen e statusit te investitorit strategjik, duke përdorur edhe disa foto, te bere rastësisht ne një kafene (Shih foton bashkëngjitur ketij ankimi) si prove te kësaj mbështetje, te cilën jemi te prirur per te mos e marre seriozisht e mos besuar atë.
Ne lidhje me rrjedhën e mesiperme te ngjarjeve, jemi duke konsideruar ti drejtohemi SPAK per kryerjen hetimeve te thelluara per këtë zhvillim qe shkon në caqet e skandalit.
As Ylli Ujka as kushdo qofte pushtetar qe mund te jete pas tij, nuk mund te pretendoje përdorimin e pronës tone stërgjyshore per interesa kriminale siç po tentohet.
Duke u mbështetur ne sa përmendem e trajtuam me lart.
K E R K O J :
Nga zoti Kryeministër:
Kërkoj qe te merren masat përkatëse per sigurimin e funksionimit sipas ligjit te këtyre institucioneve, sidomos te DVASHK Lezhe, e mirënjohur per aferat e pista te tjetërsimit te pronave private e shtetërore dhe te realizoje shërbimin e kërkuar nga qytetari. Po ashtu mbetet ne qëndrimin tuaj për te konsideruar abuzimin e shtetasit Ylli Ujka me figurën e kryeministrit duke përdorur per këtë gjë disa foto te rastësishme kafeneje.
Nga ASHK :
- Te Urdhërohet DVASHK Lezhe te kryeje urgjentisht shërbimin për të cilën është aplikuar dhe paguar nga Aplikanti Kol Ujka, me aplikimin Nr. 11907 datë 23.09.2023 (ASHK_B4).
- Te merren masat përkatëse disiplinore ndaj nëpunësve te DVASHK per shkeljet ligjore te kryera.
Nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) (Drejtorit Ekzekutiv):
- Te kryeje hetimin administrative nese shtetasi Ylli UJKA, ne aplikimin e trumbetuar te tij per te marre statusin e “investitorit strategjik”, ka përshirë në pasurinë e tij ‘strategjike’ ne asetet e tij te pretenduara per te përfituar këtë cilësi, edhe pasuritë e mësipërme objekt i gjykimit civil te përshkruar me lart ne detaje. Nese po, te rishikohet çdo qëndrim i AIDA, përndryshe do ta konsiderojmë këtë subjekt si pale ne këtë afere te piset te ketij individi.
Ju lutem te më ktheni nje pergjigje zyrtare brenda afateve ligjore te pergjigjes ndaj nje ankimi. Ne varësi te kësaj pergjigje do te konsideroj marrjen e hapave te tjere ligjore te metejshme ne mbrojtje te pasurisë time tokësore.
Me respekt,
ANKUESI:
Trashëgimorët e te ndjerit Llesh Prekush UJKA
Kol UJKA etj.
Bashkëlidhur edhe një foto te përhapur nga z. Ylli UJKA dhe shkresa nr. 14292/1 Prot., date 12.12.2023.
© SYRI.net