SYRI TV/ Muçollari: Në Shqipëri produkte të rrezikshme, SPAK të hetojë dhe të ndëshkojë autorët

17:29, 01/08/2024
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka denoncuar se në Shqipëri kanë hyrë produkte të rrezikshme si vezë me salmonelë dhe mocarelë te skaduar. Anetari i kryesise Grigels Mucollari akuzoi Autoritetin kombëtar të ushqimit se nuk ka reaguar në kohë duke rrezikuar në menyrë të qëllimshme shëndetin e qytetarëve.  Tregtimi i këtyre produkteve të rrezikshme është pranuar nga AKU, e cila  në njoftimin saj sqaron se një pjese e tyre janë terhequr nga tregu, duke lënë të nënkuptuar se pjesa tjetër është konsumuar nga qytetarët.

SYRI TV

Partia Demokratike ka denoncuar dy raste të tjera që në Shqiperi janë tregtuar ushqime të rrezikshme dhe AKU i'a ka mbajtur të fshehtë komsumatorëve duke mos  i Iajmëruar ata. Gjatë muajit maj të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë vezë me salmonelë dhe mocarelë të skaduara. Anetari i kryeisë së PD, Grigles Muçollari përmes një deklarate për mediat ka denoncuar se AKU ka nuk kryer detyrën e  saj për garanitimin e sigurisë ushqimore duke mbajtuar të fshehtë njoftimet nga Italia për mocarelën e skaduar dhe të bardhën e vezës me përmbajtje salmonele. Mucollari publikon dokumenetat kur janë njoftuar autoritet shqiptarë nga Italia per këto produkte dhe ngre akuza ndaj AKU se ka reaguar me vonesë me qellim për perfitime korruptive, ndersa i ben thirrje SPAK që të hetojë përgjegjësit,

Pas denoncimit, ka ardhur reagimi i Autoritet Kombëtar të Ushqimit i cili konfirmon denoncimin e  partisë Demokratike se në Shqipëri kanë mberritur vezë me salmonella dhe mocarela e skaduar dhe një pjesë e saj është blerë dhe konsumuar nga qytetarët. Sipas AKU, u konstatua se nga 7,2 kg produkte të importuar më datë 15.5.2024, është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 6.2 kg, ndersa për produktin në vezë të lëngshme të pasterizuar e cila ka rezultuar me prani të Salmonella u konstatua se nga 12 kg produkt i importuar është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 8 kg. gjithashut ennjoftime saj, aku konfirmon nderhyje me vonese per te bllkuar keto produklte. Sipas aku keto produkte jame importuar ne data 10 maj ndersa reagimi per bllkokim e ketre eshte bere pasi njoftimitn nga italia por pa dhene daten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco