Meta zbulon prapaskenat: Rama manipuloi ndërkombëtarët, donte të kapte drejtësinë dhe të zhdukte PD-në

Meta zbulon prapaskenat: Rama manipuloi ndërkombëtarët, donte të kapte drejtësinë dhe të zhdukte PD-në

21:53, 06/06/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zbuluar prapaskenat se çfarë ndodhi një vit më parë me rekomandimet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, Meta tregoi se Kryeministri Rama kishte për qëllim të kapte drejtësinë dhe manipuloi ndërkombëtarët me draftin për reformën.

Sipas kryeparlamentarit, Kryeministri synonte që të zhdukte Partinë Demokratike, dhe këtë e tregoi edhe gjatë krizës së para 3 muajve, duke këmbëgulur se do të hynte në zgjedhje pa opozitën.

Por Meta thekson se votimi i reformës në drejtësi pa konsensusin e opozitës një vit më parë, do të bënte që vendi të hynte në një krizë të thellë. Kryeparlamentari u shpreh gjithashtu se nuk lejoi që kjo reformë të votohej pa opozitën, duke bërë çdo gjë që të arrihej konsensusi sikurse ndodhi në momentet e fundit.

Meta, në këto momente marrëdhëniet e LSI-së, në radhë të parë me PS-në, por edhe tuajat personale me z. Rama, publikisht nuk duken mirë, a mund të na thoni ju ç’ka ndodhur mes jush dhe z. Rama? Sepse nga momenti që ju jeni zgjedhur President i Republikës ose ka ironi në deklarata, ose ka kundërdeklarata, ose ka akuza, kundërakuza e kritika?

Unë nuk mendoj se ka ndodhur diçka në raportin tim me z. Rama, por problemi i z. Rama është se nuk e di se çfarë kërkon dhe se çfarë do të bëjë në këtë vend dhe nuk e kupton që të jesh Kryeministër apo të kesh një pozicion të caktuar, nuk do të thotë të sillesh si pronar i vendit dhe të bësh çfarë të duash me institucionet, me demokracinë, me votën e qytetarëve.

Të kesh në mendje vetëm një reformë për të përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë, është një marrëzi, nuk është një projekt, nuk është një vizion. Në këtë drejtim, mendoj se shqetësimi i tij ka qenë vetëm qëndrimi im parimor dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim në dy momente kyçe, por ka edhe çështje të tjera, mendoj unë: një është te reforma në drejtësi, ku ai donte të bënte një reformë në drejtësi pa opozitën, me qëllim kapjen e plotë të sistemit të drejtësisë, në kundërshtim edhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias, dhe arriti të manipulonte edhe shumë ndërkombëtarë, por padyshim që dështoi për arsye se…

I manipuloi ndërkombëtarët?

Arriti të manipulonte shumë për shkak të paaftësisë të opozitës, e cila nuk ishte shumë koherente, e para.

E dyta, edhe kur kishte të drejtë, për shkak të shumë gabimeve në menaxhimin edhe të inkoherencës së saj nuk arriti dot të mbronte drejtësinë e pozicionit të saj. Natyrisht, të gjithë e dinë shumë mirë që pengesa për të miratuar një reformë të tillë, e cila nuk synonte vetëm kapjen e reformës së drejtësisë, por synonte edhe shpërbërjen e opozitës në Parlament, pasi dihet që shumë deputetë ishin nxitur, ishin përpunuar për të votuar këtë reformë, sepse këta donin drejtësi, këta të tjerët nuk donin drejtësi, për ta nxjerrë opozitën nga institucionet dhe për ta shpërbërë Partinë Demokratike.

Unë, natyrisht, këtë nuk e bëra për hir të Partisë Demokratike, sepse nuk është se kam ndonjë detyrim të veçantë, por për hir të demokracisë në vend dhe për pasojat që do të sillte kjo gjë. Në rast se do të kishte ndodhur ajo që donte zoti Rama dhe ajo që ai kishte në mendje, pa dyshim që Shqipëria do të kishte hyrë në një krizë të thellë që në atë moment, së pari.

Së dyti, pa dyshim që do të kishim pasur probleme të jashtëzakonshme me procesin e integrimit europian. Nuk mund të kishte kurrë Shqipëria një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave në rast se reforma nuk do të kishte kaluar me konsensus. Kjo është një çështje e mbyllur dhe nuk e dimë më se çfarë do të kishte ndodhur tjetër.

Rasti i dytë problematik, ose shqetësimi i tij i dytë, natyrisht ka të bëjë me çështjen aktuale të zgjedhjeve, ku është e qartë se edhe ai vetë donte të zgjidhej pa opozitën. Këmbëngulja e tij ka qenë madhe dhe e fortë. Pavarësisht se opozita kishte teprime e saj në qëndrim, në pozicione deri edhe ekstreme, padyshim që ai e provokonte në mënyrë të vazhdueshme opozitën, sepse ai nuk donte që opozita, praktikisht, të përfshihej në zgjedhje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti07/06/2017 19:36

Ishe ti Meta qe e rezove sali berishen nga pushteti me mareveshjen e 22 prillit ne shkoder ne prani te sllaveve dhe serbeve.ishe ti meta qe kur perfunduan z gjedhjet me 23 qershore I thoje berishes dhe I jepje ultimatum qe te largohej nga pushteti sikur skishte qeverisur me ty deri pak javesh.I mashtrove dhe fute virusin e 50000 lekeshit dhe pasojat e shqiperise dhe i mashtrove te gjitha te rinjte se gjoja te plotesonin formularet 6 Muaj para se te behen zgjedhjet ne 2013 dhe qeverisja me Edi Ramen dhe dhuna gjate ketyre viteve dhe votimi I gjtha ligjeve ne kundershtim me normat njerzore dhe heshtja ndaj padrejtesive qe pushteti bente ndaj njerzve dhe nuk dilje nga koaliconi por e mbante ne kembe kete qeveri e meriton zhduket sepse nuk ka asnje parim si parti por vetem ineresi .

ha marmalat o ilir muti (meta)07/06/2017 13:02

pasi vodhe 4 vjet me Berishen, diten e 1 prillit (dita e genjeshtrave) bere aleance per te vjedhur edhe 4 vjet me Edqim Ramen dhe tani qe mbete me gisht ne bythe nuk po len njeri pa share o buratin i vogel, ti je i pari qe duhesh futur ne burg !

Dhimo Ciko07/06/2017 10:53

Moj kasolle ku na mlodhe!

agur badeci07/06/2017 10:20

Pse ia fut kot?Na thuaj pse e votove gjithmone Edi Ramen.Te gjitha ligjet ai me kartonat Tuaj i kaloi.Po te ishte per Ty,nuk do kishim opozite,sepse u regjistrove ne zgjedhje,por ishte qendrimi i opozites,te cilen Ti e quan te pazonja qe e detyroi Ramen edhe Ty bashke me te,qe te pranoni kushtet e saj.E nese Opozita nuk i mori te gjitha ato qe kerkoi, mori me se mjaftueshem dhe i lumte Bashes.

07/06/2017 10:19

z. Meta ateher kur ishit kryetar i LSI, ne kohen e qadres silleshit si president ,tani qe jeni president silleni si kryetar i LSI.

tarasi07/06/2017 10:15

mire jua ben, te gjithe legena paskeni qene...ec aty durojeni dhe kater vjet te tjera...

someone06/06/2017 22:22

Sa here qe Rama ta ka kerkuar, ti dhe deputet e tij keni ngritur kartonet te gjithe me radhe. Edhe ti si buratin ne duart e Rames je sjelle. Keshtu qe te gjitha keto "heroizmat" tuaj jane fjale boshe, pa peshe

mali06/06/2017 22:07

Po pse u regjistrove ne zgjedhje qe do te zhvilloheshin pa opoziten ?! Edhe ti o meta po futeshe ne zgjedhje pa opoziten , apo harrove !! Dhe kjo ndodhi jo me larg se dje !! Tani po na ben moralistin , bile po shan edhe qeverisjen tende , sikur ke qene 4 vjet ne opozite ! Epo kjo eshte e cuditshme , edhe qeveris vet edhe shan qeverine tende !! O meta kujtohu , nuk ishin mishkonja ato avjonet e droges !!

Shto koment

Denonco