Iu shmang debatit televiziv, Basha – Ramës: Po thua lloj-lloj mufkash

Iu shmang debatit televiziv, Basha – Ramës: Po thua lloj-lloj mufkash

11:11, 03/06/2017
A+ Aa A-

Pasi Edi Rama refuzoi publikisht debatin televiziv, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Kryeministri i frikësohet argumenteve dhe fakteve, pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Justifikimet e Ramës për të mos dalë në debat, Basha i quajti mufka.

“Ka në javë që refuzon debatin, ka frikë nga ju, sigurisht ka frikë edhe nga unë, nga argumenti nga ekipi im. Për t’i ikur debatit këput lloj-lloj mufkash nga mëngjesi deri në darkë. I kam thënë këto ditë ku i ke vendet e punës dhe nuk përgjigjet”, tha Basha.

Dy ditë më parë, Rama refuzoi ftesën në emisionin Opinion duke thënë: “Një shfaqe ku shkëmbehen muhabete që njerëzit i kanë dëgjuar dhe i kam stërlodhur nuk kam ndërmend ti bëj. Nuk jam në këtë fushatë që të ndihmoj Lulin. Debati është një kërkesë e një politikani që s’ka gjë për të humbur, nuk kam ndërmend ta ndihmoj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Per Eniden03/06/2017 17:42

Kur te thum partia te ky zotria do vish te servilisesh zmr se tpaftyr jeni ju

Enida03/06/2017 12:09

Po atehere kur kryeministri kerkonte bashkebisedim kur ju ishit ngujuar ne cader cfare pergjigje dhate ? Vazhduat me "mendjen idealiste" tuajen dhe tani pa pike turpi kerkoni debat televiziv sikur ska ndodhur asgje. Turpi i Shqiperise jeni ju z. Basha ! Na vjen keq per opoziten e dobet qe keni krijuar ...

Shto koment

Denonco