Zv/Kryeministrja Mandija: Fushatë jashtë orarit të punës, por mos u shprehni publikisht

Zv/Kryeministrja Mandija: Fushatë jashtë orarit të punës, por mos u shprehni publikisht

15:37, 02/06/2017
A+ Aa A-

Zv/kryeministrja teknike Ledina Mandija ka reaguar pas krijimit të Task-Forcës që do të monitorojë veprimtarinë e fushatës zgjedhore dhe që do të drejtohet prej saj.

Përmes një njoftimi për mediat, Mandija sqaron rastet se kur nëpunësit e administratës shtetërore kanë të drejtë të marrin pjesë në mitingje elektorale.

Sipas zv/Kryeministres, nëpunësit janë të lirë të marrin pjesë në fushatë jashtë orarit të punës, por nuk duhet të shprehin publikisht bindjet e tyre.

Deklarata e zv.Kryeministres Ledina Mandija:

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në vijim të deklaratave të këtyre ditëve dhe me qëllim qartësimin e opinionit publik,në referim të legjislacionit në fuqi, veçanërisht nenit 37, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civilë” si dhe qëndrimit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil,sqaron se nëpunësi civil jashtë orarit zyrtar ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, por nuk i lejohet të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike. Kjo do të thotë që nuk i lejohet të ndërmarrë veprime të bëjë fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, të jetë protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo tëmanifestojë me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.

Gjithashtu, sqarojmë që gjatë orarit zyrtar të punës çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore për një parti politike ose kandidat është e ndaluar për çdo punonjës të administratës shtetërore nëpunës civil, administrativ apo me kontratë punë.

Çdo pjesëmarrje në kundërshtim me këto rregulla sjell përgjegjësi penale, sipas ndryshimeve më të fundit të miratuara në Kodin Penal nga Kuvendi i Shqipërisë.

Zëvendëskryeministrja znj. Mandija shpreh besimin e plotë se titullarët e të gjitha institucioneve shtetërore do të marrin masat e nevojshme në përputhje me ligjin, për respektimin e detyrimeve të punonjësve të administratës shtetërore dhe do të procedojnë sipas ligjit për çdo shkelje të evidentuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Provokacja02/06/2017 16:44

Po ku jemi ne komunizem jo po te shprehemi ne hale

ANDROKLI02/06/2017 15:53

ZNJ. ZV.MINISTRE!!!. MIRE QE MARRE PJESE MBAS ORARIT ZYRTARE TE PUNES NE FUSHATE. NE VEPRIMPTARINE NE FUSHATE ME PANKARTA KUR SHKOPIN ME MBAJNE TE TJERAT A ESHTE SHKELJE E LIGJIT. PRA ME TROC- KUR VETE JAME FLAMURI E SHKOPIN MA MBAJNE ATO PUNONJEET E ADMINISTRATES A ESHTE SHKELJE E LIGJIT??

Shto koment

Denonco