Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Qeveria me 2 timonë', Rama sulmon LSI: Na ka penguar në qeverisje

'Qeveria me 2 timonë', Rama sulmon LSI: Na ka penguar në qeverisje

10:45, 02/06/2017
A+ Aa A-

“Qeveria me dy timonë” ka qenë kryefjala e luftës elektorale mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë fushatës.

Kryeministri Rama ka përdorur shpesh në ligjërimet e tij në takimet elektorale fjalën "timon", duke iu drejtuar qytetarëve: Na jepni votat që timonin te qeverisjes ta mbajmë të vetëm pas 25 qershorit.

Paraditen e sotme, ai shpjegoi edhe domethënien e kësaj simbolike, duke sulmuar aleatin e tij në 4 vite qeverisje, LSI-në.

Duhet të kemi timonin pa mbajtur të tjerët në prehër për të bërë 10 herë më shumë qe sa është bërë, tha Rama nga Gjirokastra. Sipas tij, kur qeveris me aleatë, ata janë pengesë.

“Kam dëgjuar lloj-lloj batutash. Është e thjeshte simbolika, nëse je në timon ke përgjegjësinë, nëse je i detyruar të mbash të tjerët në prehër që të mbajnë dorën në timon përgjegjësia e madhe mbetet, por vështirësia për të ecur drejt pa kthesa, ndalesa, pengesa, është shume e kufizuar, tha ai.

Rama sulmoi edhe PD-në.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

saliu02/06/2017 12:57

Shyqyr qe makina ishte me dy shofere se po te t'a linin ty vete timonin me siguri do i beje gjemen ketij populli

Deni02/06/2017 11:29

Eshte e habitshme e kam degjuar ramen ne te gjitha takimet e tij me qytetaret dhe vec nje fjali kam degjuar 'makine me nje timon' as edhe nje fjale per shendetesine,tarifat e arsimit , taksat per ushqimet ujin e dritat....duket sikur e ka gjet justifikim per mbas 25qershorit qe nuk i bejme dot kto se nuk me dhate 71 mandate...te pakten dhe qytetaret nuk kane goje te ankohen

Shto koment

Denonco