‘I korruptuari prapë jam unë ... sepse bëra 4 vargje për Gent Cakën!’

‘I korruptuari prapë jam unë ... sepse bëra 4 vargje për Gent Cakën!’

11:29, 23/05/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Dylgjeri

Operacioni Metamorfoza 2.

Arrestohen grupe kriminale, individë nga jugu në veri! OK. Zhurmë, analiza, tregimtari, komente në çdo stacion TV. Kush të thotë e të tregojë “sekrete” më shumë bëhet më interesant.

Në fund... vetëm 20 të ndaluar nga 50 të planifikuar!

Operacioni vazhdon...

Të nderuar miq!

Shumë nga këto emra i kujtoj prej 20 vitesh. Po. Shumë prej tyre kanë drejtuar në errësirë fushata zgjedhore. Në vitin 2004 u largova nga MB për një detyrë tjetër dhe po këto emra rrotulloheshin dhe aso kohe.

Të vjetrit u shtuan me të rinj. Bile për 2 prej tyre m’u dha një detyrë "të negocioj" në fushatë zgjedhore për të fituar kandidati socialist!

Nuk pranova.

Kaluan 20 vite e janë po ATA!

Bile sot edhe me imunitet.

Për 2 të tjerë më nisën urgjent për në Tiranë nga një rreth i jugut, që t’u shihja dosjet kriminale në Tiranë. OSBE nuk i pranonte të kandidonin, ndërsa PARTIA po. Do kalonin 20 vite, ku në pjesën më të madhe të tyre e ka drejtuar PS dhe këto emra as zhyten as mbyten, dalin sërish tani për t’u "neutralizuar" nga Metamorfoza!

Kriminelët sot janë më të rritur, janë më të zgjuar, më të pasuruar e sigurisht më të kriminalizuar.

Ato kanë prodhuar vota për pushtetin e kredite për vete.

Në këto vite Shqipërinë e drejton Edi Rama me shoqe e shokë. Dje drejtonte një tjetër. Por asnjë nuk thotë: I kriminalizuar jam UNË, por vetëm përgjegjësia është personale. Po të kapën, mbaje vetë, paçka se planet, paktet, dhe paratë i ndamë po ne vetë. Grupi i strukturuar kriminal më i madh në vend është pushteti. Rama sot ka më shumë shokë në burg se në parti.

Policia është nën trysninë dhe kërcënimin e politikës. Çdo emërim madhor në drejtori apo komisariate merr OK nga politika, të tjerët janë patronazhistë me uniformë.

Rama në përgjimet e dosjes 339 të Dibrës thirrej Babloku nga rrjeti i zbardhur në dosje.

Sot thirret Lider, Skënderbe, i Madhi, etj.

I korruptuar prapë jam UNË:

bëra 4 vargje për Gent Cakën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco