Flamur Noka dhe Luan Rama kundër Avokatit të Popullit: Listat e papranueshme!

Flamur Noka dhe Luan Rama kundër Avokatit të Popullit: Listat e papranueshme!

12:42, 31/05/2017
A+ Aa A-

Komisioni ‘ad hoc’ për verifikimin e kandidaturave për organet e 'vettingut' e përfundoi punën në klimë pakënaqësie.

Flamur Noka dhe Luan Rama, anëtarët e Komisionit të posaçëm, kanë akuzuar Avokatin e Popullit në largim Igli Totozani dhe OMN-në, se ka zbatuar 2 standarde me listën e kandidatëve.

Noka e quajti listën politike, të papranueshme dhe pa vlerë: Listat e Ramës për të bërë vettingun janë të papranueshme.

“PD kërkon të bëhet transparencë me qytetarët. Në listë janë juristë të fabrikave të këpucëve e avokatë që nuk kanë mbrojtur asnjë çështje”, tha Noka. “Listat e kualifikuara nga avokati i popullit e Rama, janë pa vlerë. Në lista ka prokurorë e gjyqtarë të PS”, shtoi ai.

Ndërsa Luan Rama është shprehur se, emrat e miratuar nga ONM kanë të njëjtat kritere me të shkualifikuarit.

Komisioni ‘ad hoc’ miratoi sot listën me 68 persona që plotësojnë kriteret. Dy komisionet e tjera ‘ad hoc’, pritet të përzgjedhin brenda një muaji nga kjo liste 27 anëtaret për organet e ‘vettingut’.

Listës së ONM prej 67 personash që plotësojnë kriteret për të qenë anëtarë të dy organeve të vettingut i është shtuar nga komisioni parlamentar ‘ad hoc’ me 4 vota vetëm një nga lisa B e Avokatit të Popullit, listë e cila kishte emrat që nuk i plotësonin kriteret.

Nuk ka gjetur konsensus përpjekja e opozitës për të kaluar me shumicën prej 5 nga 6 votat e komisionit të kandidatëve me rekomandime negative të ONM në listën A. 

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp31/05/2017 14:03

Pretendimet e z.Noka dhe z.Luan Rama jane apsolutisht te drejta.Ka nga ata qe duhet tu hiqet licensa dhe ta mbyllin karieren me gjyqesorin per mos tu shtytur me tutje.Boll me me uzurpimin e partive dhe institucioneve. Edhe Reformen ne Drejtesi duan ta fusin ne thes si prone private z.Rama dhe jo vetem.

Doneta31/05/2017 12:46

Ky Flamur Noka eshte teper negativ,nje injorant i veshur me pushtet,nuk qendrojne prapa keta te LSI-se,njerez me shume fytyra e te pamoralshem.

Shto koment

Denonco