SYRI TV/ Opozita fiton zgjedhjet e dyfishta në RMV - VMRO ka marrë 59 mandate

14:02, 09/05/2024
A+ Aa A-

Në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet e 8 majit kanë sjell rotacionin politik, duke shënuar një fitore të thellë të opozitës. VMRO ka fituar zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare me 59 mandate në parlament, dhe presidencialet me 65% përballë presidentit aktual. Forcë e dytë renditet koalicioni shqiptar, fronti evropian dhe LSDM, e cila ishte në pushtet deri tani, ka pësuar disfatën më të thellë politike që në krijimin e saj. Ndërkohë në ditët në vijim priten negociatat për krijimin e qeverisë së re mes VMRO-s se Mickovskit dhe opozitës shqiptare VLEN.

Syri tv

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut i dhanë fund me votë qeverisjes shtatëvjeçare të Lidhjes Social-Demokrate në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare, që u mbajtën më 8 maj.

VMRO ka arritur të sigurojë  42,80%, që konvertohen në 59  mandate në parlamentin maqedonas, duke udhëhequr me epërsi rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Forcë e dytë renditet koalicioni shqiptar, fronti evropian që udhëhiqet nga BDI i Ali Ahmetit. Koalicioni ka arritur të fitojë 14.63 për qind të votave, duke fituar parimisht 19 vende.

Deri më tani, nga votat e numëruara rezulton se partia që ka qenë në pushtet, LSDM, ka arritur të marrë vetëm 14.51 për qind të votave, përkatësisht do të ketë 18 deputet. Ndërsa koalicioni Vlen i Arben Taravarit siguron 13 mandate.

Gjithashtu VMRO DPMNE u shpall fituese si në balotazhin për kreun e shtetit, ashtu edhe në zgjedhjet për Parlamentin e ri.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kandidatja për presidente, Gordana Silanovska Davkova, fitoi mbi 65 për qind të votave, kundrejt presidentit të deritanishëm, Stevo Pendarovski, i cili mori rreth 30 për qind të votave.

Me këto rezultate, LSDM-ja përjetoi disfatën më të thellë që nga formimi i saj në vitin 1990.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco