Apeli shtyn sërish vendimin ndaj deputetit Salianji e gazetarit Olldashi

Apeli shtyn sërish vendimin ndaj deputetit Salianji e gazetarit Olldashi

10:46, 08/05/2024
A+ Aa A-

Procesi në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shtyrë sërish.

Sipas burimeve për mediat, mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të gazetarit Jetmir Olldashi, që pretendon se ka probleme shendetesore, duke mos u paraqitur në gjykatë.

Gjykata vendosi që seanca e radhës do të zhvillohet më 22 maj në orën 10:30.

Deputeti Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen ‘Babale’, teksa ‘Apeli’ do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh.

Kujtojmë se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj e vuajti dënimin në Itali për trafik droge pas denoncimit të bërë nga Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco