VIDEO / Gjokutaj: Era e kësaj qeverie ka dalë dhe matanë Adriatikut, ora e lirisë po vjen

20:32, 27/04/2024
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj, pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, me bindje u shpreh se kjo qeveri i ka orët e numëruara dhe se po vjen ora e lirisë për gjithë demokratët.

Teksa rikujtoi skandalet e aferave ndërkombëtare në të cilat lakohet emri i kryeministrit Rama, Gjokutaj shtoi: Era e kësaj qeverie ka dalë dhe matanë Adriatikut. Dhe, ky kryeministër, arrogant, diktator antiligjor, fshihet pas Shqipërisë dhe thotë që mediat e huaja shkruajnë sepse sulmojnë Shqipërinë. Shqipëria nuk është Edi Rama.

Ora e demaskimit të kësaj qeverie po vjen. Ky shtet është hajduti prokuror.

Ky ësht antiligji. 

Ora e lirisë, jo vetëm për doktor Berishën po për të gjithë demokratët , se të gjithë jemi nën një arrest të madh, kercënim të madh.

Kjo orë po vjen. Ndiqni me vëmendje se tashmë jo vetëm në Shqipëri por era e kësaj qeverie ka dalë dhe matanë Adriatikut.

Dhe, ky kryeministë , arrogant, dikator antiligjor, fshihet pas Shqipërisë dhe thotë që mediat e huaja shkruajnë sepse sulmojnë Shqiperinë.

Shqipëria nuk është Edi Rama. Shqiperia është populli shqiptar jeni ju njerëzit e lirë, të cilët do bëheni bashkë siç jeni dhe më shumë dhe do e lidhim këtë hajdut. Por nuk është vetëm ky , por janë shumë një bandë e tërë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco