Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

Doli cullak para 60-mln italianëve/Rama, si usta i korrupsionit këshillon kryeministrin spanjoll: Mos u tërhiq se të akuzojnë gruan për korrupsion

Doli cullak para 60-mln italianëve/Rama, si usta i korrupsionit këshillon kryeministrin spanjoll: Mos u tërhiq se të akuzojnë gruan për korrupsion

23:55, 25/04/2024
A+ Aa A-

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, ka deklaruar së fundi se është në prag të dorëheqjen nga posti, pasi bashkëshortja e tij po përballet me një hetim gjyqësor pas akuzave për korrupsion.

Sánchez njoftoi se aktualisht po pezullonte funksionet e tij derisa të ketë një vendim përfundimtar nga drejtësia për bashkëshorten e tij.

Mirëpo, të gjitha këto qëndrime të kryeministrit spanjoll nuk ia ka miratuar kryeministri mbi të cilin ka më shumë akuza për korrupsion dhe përfshirje në narkotrafik se çdokush në Europë, Edi Rama. Dhe mbetet ende e paqartë nëse do dalë nesër në punë kryeministri spanjoll apo jo!!!

Edi Rama, si usta i korrupsionit, por larg të paturit lidhje me mendësinë perëndimorë, siç është Sánchez dhe të tjerë kryeministra në Europë, i ka këshilluar publikisht spanjollit që mos të çajë kokë farë nga akuzat dhe mos tërhiqet.

I gjendur cullak para 60-milionë italianëve si kryeministër i korruptuar dhe i lidhur familjarisht me narkotrafikun, Edi Rama po nxiton të bëhet i dashur për spanjollët. Ai ka nxituar t’i shprehë mbështetje kreut të qeverisë spanjolle dhe e inkurajon të vazhdojë përpara.

Por Rama, i cili në propagandë përpiqet të jetë perëndimor dhe në vepra ngjan me ata diktatorët afrikanë, harron se qytetarët Spanjollë janë dakord me vendimin e kryeministrit të tyre, sepse kanë mentalitet të njëjtë me të, ndaj edhe ai po pëzullon veten për shkak të akuzave. Dhe kërkesa publike e Ramës do t’ju duket absurde dhe bajate.

Më poshtë këshillat e ‘babait’ të korrupsionit në Europë për kryeministrin spanjoll:

“I dashur@sanchezcastejon! Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me ju në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë. Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike. Është nder të qëndroj pranë jush. Arritja juaj e presidencës së qeverisë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën. Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur”, – shkruan Rama.

 

 

Prokuroria nisi hetimet për Begonia Gomez, e cila dyshohet se është përfshirë në disa çështje korrupsioni. Hetimet nisën pas akuzave të hedhura nga organizata “Manos Limpias” (Me duar të pastra), se 49-vjeçarja kishte ngritur një skemë korruptive për të përfituar para nga firma private, si agjencia turistike Globalia apo Air Europe, në këmbim të kontratave për shërbime publike që ato lidhinin me qeverinë e drejtuar nga bashkëshorti i saj. Sipas portalit investigativ “El Confidencial”, Gomez i përfitonte paratë në formë sponsorizimi nga firmat për temën e saj të diplomës. Sançez hodhi poshtë akuzat, ndërsa tha se organizata që kreu hetimin, drejtohet nga Migel Bernat, i njohur për lidhje me ekstremin e djathtë në Spanjë, i dënuar me 4 vite burg në 2021 për zhvatjen e disa bizneseve të mëdhenj, por i liruar nga Gjykata e Lartë muajin e kaluar për mungesë provash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco