Habit Tabaku, zemërimin e qytetarëve për vjedhjen e miliona eurove nga Veliaj e quan betejë me godinat

Habit Tabaku, zemërimin e qytetarëve për vjedhjen e miliona eurove nga Veliaj e quan betejë me godinat

22:12, 25/04/2024
A+ Aa A-

Jorida Tabaku, deputete e PD-së, shprehet kundër protestëstës së thirrur nga Aleanca për Teatrin kundër megavjedhjes së drejtorëve të Erion Veliajtn në aferën '5D'.

Zemërimin e qytetarëve, që u janë vjedhur miliona euro taksa nga Veliaj, Jorida e quan "betejë me godinat". Siç duket, Jorida mendon që qytetarët duhet të mjaftohen vetëm me leximin e shifrave të vjedhjes që u është bërë nëpër media, dhe të rrinë të heshtin.

Ndonëse deputete e Tiranës, pra, që përfaqëson ata qytetarë të cilëve u janë vjedhur miliona euro, me një skemë tërësisht mafioze, e faktuar kjo, pasi kupola drejtuese e Veliajt është arrestuar, çuditërisht deputetja që duhet të ishte në ballë të protestës, thotë nuk duhet protestuar.

E ftuar në emisionin “Debat”, Tabaku tha se opozita do duhet të flasë me qytetarët të shpjegojë me detaje se si ka funksionuar kjo skemë dhe se çfarë opozita do duhet të bëjë në këtë rast, ndërkohë pohon se, unë nuk do jem se kam një takim tjetër.

 “Nuk ka abuzim më të madh se ajo që ka ndodhur me skemën që ka përdorur Bashkia e Tiranës në këtë rast, të cilët ka pasur edhe raste të agresionit, nuk na e kanë fajin godinat, ne nuk e kemi betejën me godinat, e kuptoj që ka qytetarë që duhet ta shprehin në këtë mënyrë, por unë besoj që duhet të punojmë me njerëzit, për të shpjeguar këtë skemë, për të treguar se çdo bëjmë ndryshe, për të ngritur frymën e opozitarizmit që sot mungon. Do jem në takim me të gjithë përfaqësues të profesioneve të lira që e kam vendosur kohë më parë, për të diskutuar se si do vijohet me padinë në Gjykatën Kushtetuese”, shprehet Tabaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco