Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

VIDEO/ Berisha: Të gjithë nesër në orën 11:00 tek bashkia. Se siç fituam betejën në parlament, ashtu do ta fitojmë edhe betejën e Bashkisë së Tiranës

20:49, 25/04/2024
A+ Aa A-

“Të gjithë nesër në orën 11:00 tek bashkia. Se siç fituam betejën në parlament, ashtu do ta fitojmë edhe betejën e Bashkisë së Tiranës”, u shpreh kreu demokrat, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, një ditë para protestës që do të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës.

“Të gjitha këto. Erion Veliaj që ju vjedh. Policia e Ballës që merret me të vjedhurin. Skapi i partisë që amniston Veliajn dhe nuk guxon të mos ja përmendur një herë emrin.

Janë të gjitha konfirmime se misioni ynë është i shenjtë. Se beteja jonë është shpresa e vetme e shqiptarëve, se beteja jonë është betejë për çlirimin e Shqipërisë.

Ndaj të premten në ora 11:00. Para Bashkisë.

Qytetare dhe qytetar të Tiranës.

Koha ka ardhur që ti përgjigjeni kësaj thirrje nga shpirti dhe zemra secili nga ju.

Kjo nuk është për Sali Berishën.

Kjo nuk është për Partinë Demokratike”, tha Berisha.

Pjësë nga fjala e liderit të opozitës

Të dashur demokratë. Të dashur shqiptarë.

Të gjitha këto. Erion Veliaj që ju vjedh. Policia e Ballës që merret me të vjedhurin. Skapi i partisë që amniston Veliajn dhe nuk guxon të mos ja përmendur një herë emrin.

Janë të gjitha konfirmime se misioni ynë është i shenjtë. Se beteja jonë është shpresa e vetme e shqiptarëve, se beteja jonë është betejë për çlirimin e Shqipërisë.

Ndaj të premten në ora 11:00. Para Bashkisë.

Qytetare dhe qytetar të Tiranës.

Koha ka ardhur që ti përgjigjeni kësaj thirrje nga shpirti dhe zemra secili nga ju.

Kjo nuk është për Sali Berishën.

Kjo nuk është për Partinë Demokratike.

Kjo nuk është për opozitën.

Kjo betejë është për parat e vjedhura tuajat 100%.

Kjo betejë është dinjitetin tuaj.

Kjo betejë është kundra grabitjes suaj.

Kjo betejë është kundra shpopullimit.

Kjo betejë është për zgjedhje të lira.

Kjo betejë është për demokracinë.

Kjo betejë është mision epokal për shpëtimin e Shqipërisë.

Ftoj opozitarët, ftoj çdo qytetar, çdo aktivisht, çdo intelektual që e ndjen se ndaj tij, ndaj komunitetit dhe ndaj kombit po bëhen padrejtësi të mëdha, të bashkohen me ne nesër në ora 11:00 për ti dhënë përgjigjen që meriton kryehajdutit të kryeqytetit të Shqipërisë.

Garantoj ata dhe mbarë opozitarën.

Se siç fituam betejën në parlament, ashtu do ta fitojmë edhe betejën e Bashkisë së Tiranës.

Sepse nuk tërhiqemi. Nuk trembemi. Nuk kompleksohemi.

Këtë të premte. Më të bashkuar. Më të fortë. Më të guximshëm. Më të vendosur.

Dhëmbë për dhëmbë! Rreth bashkisë, pas bashkisë, pas Erion Velisë, rradhën e ka Rama.

Erion Veliaj, populli të ka rrethuar, dorëzohu se përndryshe do të shohësh mjerim.

Shqipërinë do ta shpëtojmë, bashkinë hajdutëve nuk ua lëmë.

Rrofshi ju.

Rroftë Partia Demokratike, e cila si 33 vite më parë, është gjithmonë e para që

lufton për shpëtimin e Shqipërisë.

Rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco