Berisha: Skapi në vend që të dënojë hajdutin kryesor, organizatorin e vjedhjes, dënon çirakët e punësuar për këtë vjedhje

20:35, 25/04/2024
A+ Aa A-

“Skapi në vend që të dënojë hajdutin kryesorë, organizatorin e vjedhjes, dënon çirakët e punësuar për këtë vjedhje”, u shpreh lideri I opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar.

Dhe në këtë kuadër Berisha u shpreh a jemi ne Republika e Shqipërisë apo jemi republika e hajnisë.

“Çfarë është kjo kafshëri që po u bëhet shqiptarëve.

Si fillim të vjedhin, pastaj prokuroria fal hajdutin dhe burgos ca qyqarë”, theksoi kreu demokrat.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Shtypja ndaj shqiptarëve nuk po bëhet vetëm policia.

Imagjinoni miqtë e mi një prokurori, një Skap i cili me hajdutin e zënë në flagrancë është i detyruar ta procedojë.

Por në vend që të dënojë hajdutin kryesorë, në vend që të dënojë organizatorin e vjedhjes, kjo prokurori dënon çirakët e punësuar për këtë vjedhje.

Çfarë është kjo?

A jemi ne Republika e Shqipërisë apo jemi republika e hajnisë.

Çfarë është kjo kafshëri që po u bëhet shqiptarëve.

Si fillim të vjedhin, pastaj prokuroria fal hajdutin dhe burgos ca qyqarë.

Në fund asnjë para nuk të kthehet ty, në fund policia merret me ty, të zvarrit, të merr në mesnatë. Pse? Sepse zemërove hajdutin që vodhi shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco