VIDEO/ Abilekaj: Rama sulmon Syri TV se guxon të publikojë pa lejen e tij

20:01, 25/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj në një intervistë për SYRI TV tha se e vërteta për Edi Ramën është ajo që del nga zyra e tij.

“Syri Tv dhe portali është bërë objekt i sulmeve të Edi Ramës. Syri do të transmetojë të plotë emisionin e Report në Rai3, ju keni dhënë fragmente dhe opinionet e gazetarëve, nuk keni asnjë material autentik për këtë rast, dhe ai sërisht sulmon Syrin.

Edi Rama ka arritur në fazën që sulmon çdo njeri që guxon të publikojë diçka pa leje, dhe nëse nuk të jep Edi Rama tekstin, apo lejen, quhet si material që do të prishë imazhin e Shqipërisë. Ky është niveli i lirisë që na ka sjellë Edi Rama”, tha Abilekaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco