Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

VIDEO/ Abilekaj: SPAK e shpalli veten si aleat politik të Edi Ramës në zgjedhje

19:45, 25/04/2024
A+ Aa A-

Analisti Enton Abilekaj, në një intervistë për Syri TV, tha se SPAK po shfrytëzon kulturën e dobët juridike të qytetarëve për të nxjerrë bllof një kallëzim penal që ka bërë Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.

Abilekaj e konsideroi si një lojë alla-Rama këtë që po bën SPAK, për të cilin tha se nuk shquhet për ndonjë inteligjencë të madhe.

“Gazment Bardhi çoi një informacion në SPAK, duke u shprehur se kemi dyshime që ky personi i paidentifikuar është Olsi Rama.

Këta në SPAK këtë duhet të bëjnë, të heqin atë dosjen e Xibrakës nga ai statusi i ‘pezulluar’, të hetojë, dhe të na thotë ky personi është ose jo Olsi Rama. Nëse nuk është Olsi, atëherë mbyllet.

Është e njëjta procedurë si në rastin McGonigal, edhe në këtë rast Gazment Bardhi çoi një indicie.

Si mundet që SPAK të marrë krahun e Kryeministrit, të japë një informacion gjysmak. SPAK e shpalli veten si aleat politik të Edi Ramës në zgjedhje”, tha Abilekaj.

Ai tha se Edi Rama dhe Olsi Rama janë të bindur se nuk kanë asnjë gjë të lidhur me dosjen Xibraka, atëherë s’kanë pse të përdorin SPAK në këtë çështje, por të shkojë në sallën e Kuvendit dhe të përballet me Gazment Bardhin.

“SPAK duhej të shpjegonte këtë rast me detaje, ashtu siç i takojnë. Nuk mund të ketë kallëzim për një dosje që këta prokurorët e kanë lërë të flejë, por këta nuk janë prokurorë janë shërbëtorë partie”, tha Abilekaj.

Presionin e Ramës ndaj medias italiane 'RAI3', Abilekaj e konsideroi si maninë e një autokrati që mendon se mund të kontrollojë çdo media.

"Ai merr Top Channel, Report e gjithë mediat që kontrollon dhe i urdhëron dhe mendon se këtë do e bënte edhe me RAI3. Problemin tani Rama e ka me opinionin publik në Itali, ndaj edhe i drejtohet në italisht me ato deklaratat, i bën tag në rrjetet sociale dhe prapë gënjen atje. Nëse Edi Rama do të përgënjeshtrojë çështjen e vëllait të tij, duhet të përballet këtu, qoftë me opozitën, qoftë me drejtësinë", tha Abilekaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco