Veliaj në Holandë, kamuflon takimet me prestanomet e inceneratorit të Tiranës me vizitën në Rotterdam

Veliaj në Holandë, kamuflon takimet me prestanomet e inceneratorit të Tiranës me vizitën në Rotterdam

18:52, 25/04/2024
A+ Aa A-

Erion Veliaj ndodhet në Holandë. Ashtu sikundër kishte paralajmëruar Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, Veliaj ka shkuar në Holandë për të takuar prestanoment e inceneratorit të Tiranës.

Veliaj pronari faktik i inceneratorit, ashtu sikundër e ka akuzuar Arben Ahmetaj, ish.zv-Kryeministër, e ka kamufluar vizitën në Holandë me një takim në Rotterdam. Madje, Veliaj ka postuar në rrjet foton me një mesazh.

Por qëllimi i vërtetë i vizitës së Veliajt në Holandë mbetet takimi me prestanomet e inceneratorit të Tiranës, tek i cili mungon investimi 100 mln euro, që janë grabitur, ndërsa në landfillin e Sharrës kemi thjesht një incinerator fantazëm.

Pak ditë më parë, Belind Këlliçibëri të ditur pikërisht vizitën e Veliajt në Holandë, qëllimin e saj, madje kërkoi nga SPAK të kishte në vëmendje atë që po ndodhte.

“Erjon Veliaj ikën në Hollandë më 25 prill, sepse si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, gjë që e ka thënë ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, për të mbyllur disa hesape me kompaninë mëmë të inceneratorit, që ndodhet në Holandë, sepse i ka ngecur investimi 100 mln euro që do të bëhej në landfill dhe s’kanë ku të gjejnë më paratë, sepse tashmë është kthyer në një skandal ndërkombëtar.  Veliaj ka gropa të mëdha financiare, duhet të mbyllë këto gropa, sepse i ka vjedhur paratë dhe sot s’ka as incinerator”, deklaronte Këlliçi.

Dhe Veliaj më 25 prill ndodhet në Holandë, pikërisht aty ku shpreson të zgjidhë hallin e 100 mln eurove, që duket se i shkaktojnë dhimbjen e rradhës së kokës, pas 30 mln eurove që banda e ‘5D’ e drejtuar prej tij, ia ka grabitur qytetarëve përmes tenderave.

Tashmë do të shohim nëse SPAK do të arrijë të zbardhë më shumë detaje lidhur me kryebashkiakun që po hyn në histori si hajdut 100%, ndonëse deri më tani Prokurorët Specialë ende nuk kanë zbuluar se ky kanë përfunduar miliona euro nga inceneratori fantazën i Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco