VIDEO/ Murati: SPAK po shton tymnajën lidhur me Olsi Ramën

18:24, 25/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati në emisionin ‘Task Force’ në Syri TV tha se ka një analogji si për rastin McGonigal, ashtu edhe për Olsi Ramën, pasi kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i kërkoi SPAK nisjen e hetimeve.

Murati tha se SPAK ndoshta përdor kleçka terminologjie për të treguar nëse ka ose jo vullnet për të hetuar çështjet.

“Publiku nuk ka interes për të na treguar SPAK se çfarë ka bërë me kallëzimin që Olsi Rama ka bërë ndaj Gazment Bardhit, por se çfarë do të bëjë SPAK me hetimet lidhur me Olsi Ramën, i cili sipas dokumenteve të publikuara rezulton se ka lëvizur në automjetin me personat e dënuar për narko-trafik”, tha Murati.

Murati tha se SPAK është përfshirë në një lojë duke hedhur tym, ndërkohë që faktet ulërasin edhe më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco