SYRI TV/ ‘Protestojmë para bashkisë më të korruptuar’, Këlliçi: Ja prova tjetër se si Veliaj vodhi taksat e qytetarëve

17:49, 25/04/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, drejtues politik i PD për Tiranën, ka publikuar në tjeter email që fakton vjedhjen e buxhetit të Bashkisë Tiranë për të paguar kompaninë e inceneratorit. Në një dalje për mediat nga selia blu, Këlliçi hodhi akuza se po veprohet si një grup i strukturuar kriminal për të grabitur taksat e qytetarëve. Ai i bëri thrrje SPAK-ut të hetojë, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të dalin nesër në protestë para Bashkisë.

Nga Syri TV

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka denoncuar me prova  vjedhjen e buxhetit të bashkisë nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të paguar kompaninë e inceneratorit. Në një dalje për mediat nga seli blu, Këlliçi publokoi emailin,që fakton se buxheti i Bashkisë Tiranë duhet të paguante për çdo punë publike tarifën për depozitimin e dherave në biznesin e djegësit

Këlliçi paralajmëroi se ditët në vijim do të publikojë edhe disa  marrëveshje të Bashkisë Tiranë, që sipas tij faktojnë sesi një grup i strukturar kriminal ka vepruar në bashkëpunim për të vjedhur taksat e qytetarëve.

Këllici i bëri thirrje  qytetarëve të dalin nesër në protestë në orën 11;00 përpara asaj që e cilëson si bashkia më e korruptuar në Europë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco