SYRI TV/ Gjykata e Lartë rrëzon Belerin, kërkoi lejimin e betimit si kryebashkiak

17:43, 25/04/2024
A+ Aa A-

Fredi Beleri ka apeluar vendimin e gjykatës së posaçme që e dënoi me 2 vite e 6 muaj për korrupsion aktiv në zgjedhje. Mbrojtja e tij ka parashtruar disa nga pretendimet e saj kryesore, përmes të cilës kërkon pafajësinë e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Por Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin, duke mos lejuar kryebashkiakun e zgjedhur të betohet.

Nga Syri TV

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka apeluar vendimin e shkallës së parë që e dënoi me 2.6 vite burg për korrupsion aktiv në zgjedhje. Disa nga argumentat kryesore të mbrojtjes janë mënyra se si u regjistrua procedimi, çështje e cila nuk u pasqyrua sipas saj në vendimin e GJKKO-së.

Sa i takon antenave që sipas mbrojtjes valët telefonike do provonin se Beleri ndodhej në Himarë kur është regjistruar procedimi penal, Gjykata arsyeton se Himara është qytet i vogël, ndaj një person mund të jetë në 2 vende njëkohësisht në një kohë të shkurtër.  Gjithashtu në vendimin e gjykatës theksohet se paratë që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mbi të cilën u ngrit edhe argumenti kryesor mbi akuzën ndaj Fredi Belerit mbeten pa zot.  400 mijë lekë të vjetra me prerje 50-tëshe gjetur në momentin e arrestimit siç pretendoi akuza, u dërguan për ekspertizë daltiloskopike në departamentin e policisë shkencore.

Në përgjigjen e kthyer rreth konkluzioneve të ekspertizës që mban datën 13 qershor 2023 thuhet se gjatë ekspertimit të këtyre monedha nuk janë administruar gjumë papilare të vlefshme për identifikim. Nërkohë këtë të enjte Gjykata e Lartë  vendosi mospranimin e rekursit të Fredi Belerit lidhur me kundërshtimin nga ana e tij të vendimeve në dy shkallët e tjera që rrëzuan kërkesën për lejimin e betimit si kryetar bashkie në Himarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco