Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

SYRI TV/ PS bllokon sërisht hetimin për koncensionet. Vokshi: Duan të miratojnë planin e Beqajt

17:39, 25/04/2024
A+ Aa A-

Mazhoranca ka braktisur mbledhjen e komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi, duke bllokuar sërish hetimet. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi,  akuzoi socialistët  se po bllokojnë hetimet, për të mbrojtur dy aferat korruptive në shëndetësi. Mbledhja u zhvillua mes debatesh  dhe tensionesh të shumta, ndërsa  socialistët u mblodhën pa opozitën, duke miratuar të vetëm, planin e hetimit për komisionin. 

Pas tre orësh debatesh dhe tensione, depuetëte e Partisë Socialiste, janë larguar  nga mbledhja e komisionit hetimor për shendetësinë, duke bllokuar edhe njëherë komisionin. Pas 5 minutave pushim, deputetët e PS, nuk u kthyen më në sallë, duke braktisur mbledhjen, ndërsa kryetarja e komisionit Albana Vokshi , i akuzoi se po  mbrojnë,  dy koncesionet korruptiuve, atë të sterlizimit dhe të check up, duke bllokuar kërkesat për informacion.   

Më herët, komisioni  u përfshi në debate të forta dhe shkak i përplasjeve u bënë mosdakortësia për planin e hetimit. Përfaqeuesit e mazhorancës, kërkuan miratimin e planit të hetimit, ndërsa opozita u shpreh se plani nuk mund të miratohet para se të merren provat dhe informacionet nga insitucionet. 

Tensionet në mbledhjen e  komisionit, u përshkaëllzuan sepse  akuzat politike kaluan në sulme personale mes deputetëve.

Pas largimit të socialistëve kryetarja e komisionit Albana Vokshi  njoftoi mbledhjen e radhës, të marten e 30  prillit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco