Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve. Dyshohet se…

VIDEO/ Zhulali: Erion Veliaj duhej të ishte dorëhequr, do e largojnë qytetarët nga zyra...

17:05, 25/04/2024
A+ Aa A-

Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Jashtëm në PD, dhe këshillare në këshillin bashkiak të Tiranës, tha se Erion Veliaj duhej të ishte dorëhequr nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës, pas denoncimit me fakte dhe prova për aferën ‘5D’ dhe arrestimit të drejtorëve të tij më të rëndësishëm.

Në një intervistë për Syri TV, Zhulali theksoi se Veliaj duhej të ishte larguar.

“Erion Veliaj është një kopje e shëmtuar e Edi Ramës. Erjon Veliaj kërcënoi një gazetare, Ola Xama, që e cilësoi një ‘vrasëse me pagesë’ dhe këtë kërcënim e ka bërë publikisht, mendoni se çfarë bën në prapaskenë”, tha Zhulali.

Duke komentuar protestat e opozitës që kërkojnë largimin e Erion Veliajt si Kryebashkiak, Zhulali tha se këshilltarët socialist nuk i kanë dalë në krah Veliajt për aferën ‘5D’, por ata janë të detyruar që të mos miratojnë kërkesën për një interpelancë urgjente me të.

“Aksioni bashkon të gjithë qytetarët që duan qytetin e Tiranës, pasi jemi kontribues në këtë qytet. Është një vjedhje që ka arritur përmasa të jashtëzakonshme. Aksioni do të vijojë me të gjitha mënyrat, në të gjitha frontet”, tha Zhulali.

Sipas saj,  qëndresa dhe presioni i qytetarëve do të finalizohet me largimin e Veliajt dhe përballjen e tij me drejtësinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco