Ekskluzive/ Si po i shërben Dumani krimit dhe Ramës

Ekskluzive/ Si po i shërben Dumani krimit dhe Ramës

16:44, 25/04/2024
A+ Aa A-

Afërmendsh dihet se SPAK-u është i komanduar nga Rama, siç afërmendsh gjykatat kontrollohen nga SPAK përmes Ramës, siç e ka pohuar edhe vetë Altin Dumani.

Por pavarësisht këtyre, publiku do ta mësojë të vërtetën ashtu siç është.

Dosja ‘Metamorfoza’, është një nga dosjet që ka provën përvëluese se si Altin Dumani po bashkëpunon me krimin për të shpëtuar nga hetimi Edi Ramën, Olsi Ramën, zbardhjen e vrasjes së Artan Santos dhe Taulant Ballën.

Nga burime konfidenciale mësohet se dosja është nën hetim dhe u është dorëzuar avokatëve të të arrestuarve, prandaj nuk mund të publikohet deri sa të mbyllet hetimi dhe të shkojë në gjykatë.

Por kjo nuk do të thotë se përmbajtja e saj nuk është marrë vesh.

Që nga bisedat për vrasjen e Artan Santos, bisedat e bandave për Edi Ramën, mënyra se si këto banda u njoftuan nga Taulant Balla, nga Gjermania se, Rama do e bënte ministër të Brendshëm dhe përfshirjen e Oli Ramës me bandat dhe lojërat e fatit, këto dhe shumë detaje të tjera të rëndësishme do të dalin së shpejti në dritë.

Shumë detaje të tjera tronditëse do të bëhen të publikueshme menjëherë sa të mbyllen hetimet dhe dosja të shkojë për gjykim.

Një pyetje kemi për Altin Dumanin.

Në atë dosje ke dhe bisedën e grupeve kriminale, ku ata pohojnë se janë informuar nga Taulant Balla nga Gjermania se e mbylli me Ramën dhe do të bëhet ministër i Brendshëm, afërmendsh që Dumani është në dijeni për këto fakte.

Por, pse Dumani nuk merr në pyetje Ramën dhe Ballën për ndikimin e bandave tek Rama duke i imponuar emërimin e Ballës ministër, dhe pse Balla duhej të njoftonte bandat që, u kry, e mbyllëm?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco